2020-ta në foto: Një vit që ndryshoi jetën e të gjithëve



Australia u përfshi nga zjarret ku humbën jetën më shumë se 12 persona, 500 milionë kafshë u dogjën si dhe mbi 2000 shtëpi u shkrumbuan

Në Wuhan u raportua rasti i parë me Covid-19, vendi u izolua i gjithë pas disa ditësh dhe shumë njerëz u detyruan të ndaheshin nga njëri-tjetri për shkak të infektimeve në masë

Legjenda e NBA, Kobe Bryant, ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me vajzën e tij, Gianna. Në Staples Center u mbajt një ceremoni madhështore për t’ju dhënë lamtumirën

Në muajin mars Covid-19 u shpërnda me shpejtësi në mbarë botën dhe Papa Françesku dha bekimet e tij para sheshit bosh në Vatikan

Vrasja e George Floyd nga një polic nxiti protesta të dhunshme në Amerikë. Slogan i protestës u bë shprehja “Black Lives Matter”

Raketa SpaceX Falcon 9, që mbante dy astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral, Florida

Bejruti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm në port. Mbi 100 njerëz mbetën të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur

Një tërmet 6.6 ballë Rihter në Turqi u mori jetën 114 personave. Fotot e vogëlushes Ayda Gezgin bënë xhiron e botës, sepse ajo u shpëtua pas 91 orësh nën rrënoja


Joe Biden mposhti Donald Trump, duke u zgjedhur si presidenti i 46-të i amerikanëve. Ndërsa Kamala Harris hyri në histori si zv/presidentja e parë femër

Britania ishte vendi i parë në botë që nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19. E para që mori vaksinën ishte 90-vjecarja Margaret Keenan