Digital Clock
8:10:45

Nikolla pret ambasadorin e ri të Britanisë: Me opozitën pjesë aktive e Kuvendit, reformat do të avancojnë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.

Pasi e uroi Nikollën për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Ambasadori Smith shprehu vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve. Parlamenti dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë bindjen se me opozitën pjesë aktive e Kuvendit, reformat do të avancojnë.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, i uroi Ambasadorit Smith suksese në detyrën e tij të re, mandatin në Shqipëri, dhe vlerësoi ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit dypalësh shqiptaro-britanik, veçanërisht shkëmbimin e vizitave të zyrtarëve të lartë të dy vendeve gjatë viteve të fundit.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Smith biseduan edhe mbi disa aspekte konkrete të bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht shkëmbimeve të grupeve të miqësisë e komisioneve parlamentare, si edhe mbështetjen prej Dhomës së Komuneve të Kuvendit në avancimin e reformave, procesin legjislativ, kontrollin e monitorimin parlamentar, mbështetjen e institucioneve të pavarura, harmonizimin e sundimit të shtetit ligjor me respektimin e të drejtave të njeriut etj.

Kliko tani per te perfituar nga Oferta!

Related Posts

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist