11/06/2021 , 20:56

Nis “EURO 2020”! Andrea Bocelli “Vincero” – MAGJI nga ROMA! Italia pret Turqinë në Romë, statistikat edhe fati i keq, të dyja kërkojnë fitore

ITALI– Sot “Euro2020” çel siparin sonte! Prej orës 21:00 të mbrëmjes, në stadiumin “Olimpico” të Romës, Italia ka nisur të përballet me Turqinë për të zhvilluar ndeshjen e parë hapëse të kompeticionit që po zhvillohet një vit me vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Para ndeshjes, organizatorët pritet që të zhvillojnë edhe një ceremoni hapëse, ku do të këndojë tenori italian me famë botërore, Andrea Bocelli, për t’i lënë radhën shqiptarit Ermal Meta. Në ndeshjen e sotme, Turqia ka të gjitha statistikat kundër.

Në katër paraqitjet e tjera të para që Turqia ka pasur në kompeticionet europiane, nuk ka fituar asnjë ndeshje. Nga ana tjetër përballet me një Itali, në top formë, që ka humbur vetëm 3 nga 24 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Në fazën finale të “Euro 2020”, 24 skuadrat janë ndarë në 6 grupe me 4 ekipe secila. Dy të parat e çdo grupi dhe 4 ekipet e vendeve të treta më të mira do të kalojnë në 1/8 e finaleve e pas kësaj do të luhen çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja, më 11 korrik. Por cilat janë skuadrat favorite? Në këtë vit favorite shihen Portugalia si kampione në fuqi e Europës dhe Franca, kampione e botës.  Franca është ajo që kuotohet më shumë si kampione e mundshme e Europës, e ndjekur nga Anglia që nuk arrin në finalen e një kompeticioni madhor që nga 1966 dhe Belgjika që kryeson aktualisht renditjen e FIFA-s. Më pas vijnë Gjermania, Spanja dhe Portugalia, Italia dhe Holanda.

“Vincero”/ MAGJI nga ROMA! Andrea Bocelli këndon para tifozëve, ogur i mirë për Italinë?

Tentori Andrea Bocelli ka kënduar në ceremoninë hapëse të kompeticionit “Euro 2020”. Ai e ka nisur me këngën “Vincero”, mbetet për t’u parë nëse do të jetë një ogur i mirë për të kaltrit, që do të përballen me Turqinë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin