NTV
No Result
View All Result
07/03/2021 , 3:19
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
07/03/2021 , 3:19
NTV
No Result
View All Result
Home Sport

Nis muaji i Ronaldos, për 36-vjetor dhurata është… rinovimi

by Kasaj
05/02/2021 , 13:42
Nis muaji i Ronaldos, për 36-vjetor dhurata është… rinovimi
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gëzuar 36-vjetorin Kristiano Ronaldo! Sulmuesi i Juventusit ka fikur sot qirinjtë nën një atmosferë si gjithmonë speciale në “pallatin e tij mbretëror” në Torino. Gjithsesi, pas dollive të rastit me familjarët, lideri i padiskutueshëm bardhezi pritet që të zbresë në fushëbetejë, ku e pret një muaj vërtet i zjarrtë, duke parë edhe kalendarin me të cilin duhet të përballet “gjenerali” dhe “kalorësit e tij”. Ndoshta është një shenjë e Zotit që CR7 të lindte pikërisht në shkurt, duke qenë se, siç kanë treguar edhe statistikat e karrierës së tij, Ronaldo e ofron rendimentin e tij më të mirë pikërisht në këtë muaj e deri në prill. Madje, për ta konfirmuar këtë që thamë, në prag të ndërrimit të muajve, Kristiano e bëri nxehjen në 2 shkurt, duke përmbysur me dy gola Interin në gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Italisë dhe në pritje të Romës, e deri në mbylljen e muajit me Veronën, nga “gjenerali”

MOMENTI I TIJ
Historiku që tregon se Kristiano Ronaldo ekzaltohet menjëherë pasi feston ditëlindjen e tij janë përqindjet e golave të iberikasit. Nëse në janar ai ka shënuar 9 për qind të golave në karrierë, nga shkurti e deri në prill mesatarja rritet ndjeshëm duke shkuar deri në 14 për qind, për të nisur më pas uljen e ritmit, ku vlerat më minimale i ka regjistruar mes tetorit dhe nëntorit (7-8 për qind mesatare realizimi). Por, ndoshta, ky algoritëm ka një shpjegim të qartë, duke qenë se pikërisht në muajin shkurt nisin betejat e mëdha, ato të rëndësishmet, jetiket për fatet e një sezoni, për Ronaldon dhe ekipet ku ka luajtur Ronaldo. Në horizont është jo vetëm kampionati, ku Juventusi do të kërkojë të afrohet edhe më shumë me kreun e renditjes, por mbi të gjitha nisin ndeshjet me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, përveçse takimi final më 9 shkurt me Interin, për të prerë biletën për në finalen e Kupës së Italisë. Sezonin e kaluar CR7 nuk pati një “ditëlindje” shumë “të zhurmshme”, duke qenë se realizoi 4 gola në 4 ndeshje, pas një janari ku shpërtheu me 8 gola në 5 ndeshje. Por sivjet, muaji shkurt ka nisur  në mënyrën më të mirë, me 2 gola në 90 minuta ndaj Interit dhe me Romën pritet që ai të vazhdojë të ruajë ritmin, duke kujtuar se verdhekuqtë i sjellin fat (9 gola në total me bluzat e Junajtidit, Realit dhe Juves), por në të njëjtën kohë i realizoi dy herë edhe në fazën e parë, në “Olimpiko”.

NUMRA DHE DHURATA
Ronaldo është një ujk i vjetër dhe karriera e tij flet qartë, jo vetëm për trofetë, por edhe për golat e realizuar. Dhe madje, ai e nis muajin e tij më të vështirë me Juven, por edhe më të frytshmin në karrierë me numra rekord, duke qenë se deri në këtë pjesë të sezonit ka një mesatare prej gati 1 goli për ndeshje (22 realizime në 23 takime të luajtura), por mbi të gjitha e pret Romën me numrin e frikshëm të 762 realizimeve në karrierë mes klubeve dhe kombëtares portugeze. Falë kësaj shifre, 36-vjeçari është vetëm 43 gola larg rekordit absolut të çekosllovakut Jozef Biçan, me 805 golat zyrtarë të njohur në karrierë. Edhe me Juventusin, ritmi i Kristianos është mjaft i mirë, 87 realizime në 112 prezenca (0.77 gola për ndeshje), një mesatare e cila nëse ruhet apo, pse jo, të përmirësohet, do ta ndihmonte shumë “Zonjën e Vjetër”, duke qenë se këto 4 javë do të luhen me një frymë, ndonëse në shpatullat e një “gjenerali” si Kristiano Ronaldo nuk ekzistojnë misionet e pamundura. Madje, për ta stimuluar edhe më shumë kampionin e tyre, presidenti Andrea Anjeli, ai i cili i drejtoi vetë bisedimet e verës së vitit 2018 për të sjellë portugezin në Torino, ka vendosur që të nisë të projektojë edhe dhuratën e parë për 36- vjetorin e CR7. Brenda “tortës” së urimeve është përgatitur kontrata e re, e cila fillimisht do të ketë një kohëzgjatje deri në verën e viti 2023 (skadenca aktuale 30 qershor 2022), por me opsionin edhe për një vit tjetër (2024), me të njëjtën pagë faraonike, prej 31 milionë eurosh neto në sezon. Prandaj, jo vetëm Juventusi, por edhe Ronaldo mund të jenë më të motivuar se kurrë për të përballuar me sukses “betejat” e zjarrta të muajit shkurt, ku luhet fati i tre objektivave sezonalë: kampionat, Kupë dhe Champions.

 

PËRGATITI: JETON STAMOLLA 

 

Related Posts

Asnjë frakturë për Gjimshitin, mbrojtësi i shqiptar i gatshëm për ndeshjen kundër Interit
Sport

Asnjë frakturë për Gjimshitin, mbrojtësi i shqiptar i gatshëm për ndeshjen kundër Interit

06/03/2021 , 14:36
Nga futbollist në investitor, Luis Suarez bëhet me klub të ri
Sport

Nga futbollist në investitor, Luis Suarez bëhet me klub të ri

06/03/2021 , 14:24
Statistikat/ “Allianz Arena”, një fortesë për Bajernin. Skuadra e Flikut nuk njeh humbje në shtëpi
Sport

Statistikat/ “Allianz Arena”, një fortesë për Bajernin. Skuadra e Flikut nuk njeh humbje në shtëpi

06/03/2021 , 14:20

Recent Posts

  • OBSH kundër pasaportave të vaksinimit/ Kluge: Pandemia mund të përfundojë në 10 muaj
  • Covid në Kosovë! 6 persona ndërrojnë jetë, infektohen 592 të tjerë
  • “Atdheu e bëri të madhe kot, Sara do të hakmerret”, gazetarët komentojnë ngjarjen e bujshme: Është bërë si telenovela e “Pablo Escobar” me…
  • Vasili: Fatkeqësi për shqiptarët, që mbetën në duart më të këqija në ditët e vështira të pandemisë
  • Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë

Kategorite

  • Aktualitet (2,025)
  • Bota (2,067)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (130)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,543)
  • Politike (1,090)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (454)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (441)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!