11/06/2021 , 10:19

Nis sot Samiti i G7, pandemia dhe ndryshimet klimaterike në qendër të bisedimeve

Nis sot në Britani të Madhe Samiti i G7, i cili do të vijojë punimet deri më 13 qershor. Ky është samiti i parë për presidentin amerikan Joe Biden, një samit që do të përqendrohet kryesisht në situatën e pandemisë dhe ndryshimeve klimaterike.

Presidenti amerikan ka premtuar miliona doza të vaksinës Covid-19 si pjesë e një plani më të gjerë të të gjithë shteteve të G7 për të dhuruar 1 miliard doza për vendet e varfëra.

“Shtetet e Bashkuara do të blejnë gjysmë miliardë doza të vaksinës COVID-19 të Pfizer për t’ua dhuruar gati 100 kombeve që janë në nevojë urgjente, në luftën kundër kësaj pandemie. Ky është një hap historik, blerja më e madhe dhe dhurimi i vaksinave COVID-19”, ka deklaruar presidenti amerikan, Joe Biden.

Para nisjes së G7, Biden dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson patën një takim mes tyre. Ku pas takimit kryeministri Boris Johnson ka theksuar se aleanca midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar është e pashkatërrueshme. Ai deklaroi se ata kishin zhvilluar bisedime të gjithanshme me Biden, i cili ka udhëtuar në Cornwall për samitin e G7.

Bisedimet ishin të shkëlqyera, ato vazhduan për një kohë të gjatë, ne mbuluam një gamë të madhe temash, dhe është e mrekullueshme të dëgjosh administratën e Biden dhe Joe Biden, sepse ka kaq shumë gjëra që ata duan të bëjnë së bashku me ne, nga siguria, NATO, ndryshimi i klimës dhe është fantastike, është një frymë e freskët, shumë gjëra që ata duan t’i bëjmë së bashku “, u shpreh Boris Johnson.

Liderët e G7 duan të rindërtojnë unitetin për shumë sfida të përbashkëta, si Kina dhe ndryshimi i klimës, pas viteve të trazuara të presidencës së Trump.

Një nga pikat kryesore në rendin e ditës është rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë dhe planet për t’u përgatitur më mirë nëse një pandemi e re godet botën.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin