14/06/2021 , 1:37

Nisin përgatitjet për takimin e Ramës në Sheshin “Skënderbej”

Teksa kryeministri Edi Rama njoftoi se PS do të mbajë sot një takim në orën 18:00, përgatitjet në sheshin Skëndërbej kanë nisur. Takimi në fjalë vjen pas rezultateve që PS mori në zgjedhje ku deri më tani ka fituar 74 mandate.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë takim si “Përqafimi i fitores”, ndërkohë që shihet se në këtë skenë ka elemente kombëtare, siç janë karriget kuq e zi. Siç shihet në këtë shesh nuk mund të mungonte dhe podiumi, që mban sipër trëndafilin, lulen simbol të PS.
Kujtojmë se kanë ngelur edhe pak kuti për t’i numëruar, për të konfirmuar fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin