NTV
No Result
View All Result
08/03/2021 , 10:16
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
08/03/2021 , 10:16
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nisma GREAT per fuqizimin e grave rurale dhe zhvillimin ne Shqiperi

by Kasaj
10/02/2021 , 19:40
Nisma GREAT per fuqizimin e grave rurale dhe zhvillimin ne Shqiperi
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DEKLARATË PËR SHTYP

 

 

GREAT një nismë e re për të mbështetur gratë rurale dhe zhvillimin në Shqipëri nga UN Women, FAO dhe Italian Cooperation (AICS).

 

 

10 shkurt 2021 – UN Women, FAO dhe Italian Cooperation prezantuan sot një nismë tre-vjeçare që do të kontribuojë në fuqizimin e grave rurale në Shqipëri dhe do të forcojë rolet dhe kontributin e grave në zhvillimin rural.

 

Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programi për ‘fuqizimin e grave në zonat rurale dhe turizmi’ (GREAT) do të zbatohet në Rajonet e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të grave rurale dhe komuniteteve të tyre dhe duke rritur të ardhurat dhe aftësinë e tyre për të fituar punë.

 

Në Shqipëri, kontributi i grave në bujqësi është jetik, pasi 54% e grave të punësuara punojnë në këtë sektor. Megjithatë, një kontribut i tillë shpesh mbetet i padukshëm për shkak të niveleve të larta të informalitetit, i cili shpesh i lë ato pa mbrojtje ose përfitime shoqërore.

 

E pranishme në prezantimin e projektit, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi u shpreh: “Gratë përfaqësojnë pjesën më të madhe të forcës së punës në bujqësi dhe kanë nevojë të jenë të vlerësuara dhe të mbështetura ndaj nëpërmjet projektit GREAT synojmë fuqizimin e tyre. Pa dyshim që do të kenë një rol të shtuar në vendimmarrje dhe fuqizimin e tyre si nismëtare të disa ndryshimeve që ndodhin në zinxhirin e vlerave.”

 

Programi synon të zhvillojë kapacitetet e grave rurale për të zhvilluar biznesin e tyre, për t’u vetë-organizuar dhe regjistruar si grupe lokale dhe për të përmirësuar qasjen e tyre të financimit. Njëkohësisht, GREAT do të mbështesë bashkitë e synuara për t’i dhënë prparësi dhe për të promovuar bizneset e grave rurale, turizmin rural dhe për të zhvilluar zinxhirin e vlerave.

 

“Fuqizimi i komuniteteve rurale me mundësi të përshtatshme ekonomike kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, për sa kohë që përpjekje të tilla i vendosin gratë rurale në qendër të vëmendjes si aktore të ndryshimit “, tha Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Michele Ribotta.

 

“Një rrugëtim të cilin jemi krenarë ta nisim së bashku me UN Women, me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me FAO-n! Synimi ynë është të ndihmojmë në rritjen e sipërmarrjes së grave në bujqësi, duke mbështetur fuqizimin e tyre dhe njëkohësisht, zhvillimin ekonomik, shoqëror e turistik të zonave të interesuara, – theksoi Ambasadori Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci.

 

Gratë rurale në Shqipëri përballen me shumë sfida sa i përket sigurisë së tyre ekonomike, të tilla si: mungesa e mbështetjes financiare, aksesi i dobët për të siguruar të drejtat e tokës, njohuri të kufizuara për bizneset fitimprurëse, mundësi e limituar për të hyrë në tregun e punës për shkak të angazhimit joproporcional në aktivitetet e papaguara dhe varësia e madhe nga anëtarët e familjes.

 

 

 

 

 

“FAO do të kontribuojë në këtë projekt me zhvillimin e zinxhirit të vlerave, përfshi edhe përqasjen ‘nga ferma tek turistët’, certifikimin e pronës dhe promovimin e prodhimeve autenike, të prodhuara specifikisht nga gratë rurale”, nënvizoi Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Arben Kipi.

 

Programi do të promovojë një politikë dhe një mjedis legjislativ për fuqizimin ekonomik të grave, qasjen dhe kontrollin e tyre ndaj pasurive prodhuese.

 

Programi GREAT u zhvillua duke u bazuar në nevojat e identifikuara nga UN Women dhe FAO në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas rekomandimeve të studimeve të ndryshme të ndërmarra nga këto entitete. Objektivat e tij kryesore janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS Tiranë), në kontekstin e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe parimin e saj thelbësor për të mos lënë askënd pas.

 

Related Posts

Sot 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas
Aktualitet

Sot 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas

08/03/2021 , 9:09
Prodhimet drejt vendeve skandinave/ Fermerët e Lushnjës s’shqetësohen për tregun, mbjellin shalqi sipas rregullave të BE
Aktualitet

Prodhimet drejt vendeve skandinave/ Fermerët e Lushnjës s’shqetësohen për tregun, mbjellin shalqi sipas rregullave të BE

07/03/2021 , 22:50
7 marsi ndryshe/ Festa e mësuesit, ditë të diele dhe në kohë pandemie
Aktualitet

7 marsi ndryshe/ Festa e mësuesit, ditë të diele dhe në kohë pandemie

07/03/2021 , 18:20

Recent Posts

  • Edi Rama: Rruga drejt 25 Prillit – SHQIPËRIA E ARDHMJA, EMIGRACIONI E SHKUARA
  • 8 Marsi, ministrja Xhaçka vlerësim për gratë e vajzat: Do të më keni gjithmonë mbështetje, jeni histori suksesi!
  • Nga 40-vjeçarja e divorcuar tek gjyshja që është në kërkim të “shpirtit binjak”, ja kush janë konkurrentet e “PërPuthen 40”
  • “Thash do zgjedh Samiun kur dëgjova se….” Takimi i parë në “PërPuthen 40”
  • Zgjedhjet e 25 prillit, dy kryebashkiakë në listat e PS: Rama kandidon në dy qarqe, ja ku pritet të renditet

Kategorite

  • Aktualitet (2,033)
  • Bota (2,079)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (132)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (804)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (104)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (124)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,561)
  • Politike (1,118)
  • Rajon (180)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (455)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (446)
  • Videonews (389)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!