Aktualitet

Niveli i lartë i pesticideve, AKU bllokon 20 ton kastraveca

 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme një sasi prej 20 ton kastravec. Shkak për bllokimin e perimes është norma e lartë e pesticideve që ndodheshin në të. Po ashtu AKU ka detyruar subjektin që ka bllokuar sasinë me kastraveca që ta asgjesojë.

Njoftimi i Policisë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 20 ton produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve. Referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij. AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.

TRENDING

Exit mobile version