NTV
No Result
View All Result
04/03/2021 , 17:09
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
04/03/2021 , 17:09
NTV
No Result
View All Result
Home Shendeti

Niveli i Lartë i Sheqerit në Gjak – Sinjalet që Paralajmëron Trupi

by Kasaj
24/12/2020 , 11:29
Niveli i Lartë i Sheqerit në Gjak – Sinjalet që Paralajmëron Trupi
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duke njohur sinjalet që jep trupi në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.

Glukoza ose niveli i balancuar i sheqerit në gjak është burimi kryesor i energjisë për trupin e njeriut.

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë është një shenjë që tregon se trupi është duke abuzuar me sheqerin.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org niveli i lartë i sheqerit në gjak, i quajtur si hiperglicemi zhvillohet shpesh tek personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit.

Por mund të zhvillohet edhe në organizmat e paprekura nga diabeti por që kanë tendencën për tu prekur prej tij.     

Niveli i duhur apo jo i sheqerit në gjak mund të evidentohet përmes një testi të thjeshtë gjaku.

Por duke njohur sinjalet që jep trupi ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin.

Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga diabeti rritet nga viti në vit.

Sipas të dhënave zyrtare që AgroWeb.org ka marrë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se shifra e përafërt e diabetikëve është rreth 120-150 mijë.

Po sipas të njëjtave të dhënave, mosha më e prekur nga diabeti në Shqipëri është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç.

Më poshtë AgroWeb.org po liston disa nga sinjalet që paralajmëron trupi kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë.

Uria e Tepërt

Oreksi ose uria e tepërt është shpesh herë shenjë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Njerëzit që vuajnë nga hiperglicemia kanë në mënyrë konstante uri pavarësisht se konsumojnë vaktet e ushqimit rregullisht.

Rritje e Etjes

Etja e tepërt që është e pamundur të shuhet është një tjetër shenjë që niveli juaj i sheqerit në gjak është i lartë.

Ndijesia e Thatë në Gojë 

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, një nga shenjat paralajmëruese është ndijesa e tharjes së gojës.

Tharja e gojës nxit ndijesinë e etjes edhe kur ju mund të keni marrë sasinë e duhur të lëngjeve.

Plagë të Vogla në Trup

Një person që ka hiperglicemi mund të vërë re prerje të vogla, gërvishje ose plagë të tjera në lëkurë, të cilat shkaktojnë dhimbje të lehta të shpeshta.

Infeksione të Shpeshta

Niveli i lartë i sheqerit në gjak ndikon tek prekja e organizmit nga infeksionet në mënyrë të shpeshtë dhe kronike.

Rënia e peshë

Një tjetër nga shenjat e hiperglicemisë është edhe rënia në peshë, e cila në këto raste mund të ndodhë edhe në rastet kur personi ka një oreks të shëndetshëm në të gjitha vaktet.

Ketoacidoza

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të nxisë komplikacione serioze të cilësuara me emrin Ketoacidoza. E shfaqur në rastet e diabetit 1.

Simptomat e kësaj gjendjeje të rëndë shoqërohen me aromë të keqe të gojës, tharje e jashtëzakonshme e gojës, vjellje etj. Ketoacidoza është një gjendje kërcënuese për jetën dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve./AgroWeb.org

Related Posts

COVID-19 – Infeksionet kronike mund të ndihmojnë mutacionet e virusit
Shendeti

COVID-19 – Infeksionet kronike mund të ndihmojnë mutacionet e virusit

02/03/2021 , 14:07
Sa Zgjat Tretja E Ushqimit? – Për Një Sistem Tretë të Shëndetshëm
Shendeti

Sa Zgjat Tretja E Ushqimit? – Për Një Sistem Tretë të Shëndetshëm

02/03/2021 , 13:28
Faktet E Reja: COVID-19 Mund Të Shkaktojë Probleme Edhe Me Pankreasin
Shendeti

Faktet E Reja: COVID-19 Mund Të Shkaktojë Probleme Edhe Me Pankreasin

02/03/2021 , 13:14

Recent Posts

  • Maqedonia e Veriut regjistron 9 viktima dhe 721 raste të reja infeksioni Covid
  • Në hapat e Gjermanisë, Suedia rekomandon vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç
  • Shtohen ritmet e infektimeve me koronavirus në Europë
  • Gjermania rekomandon vetëm një dozë të AstraZenecas për të shëruarit nga COVID-19
  • Bilanci në Kosovë – 591 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 7 të tjerë

Kategorite

  • Aktualitet (2,007)
  • Bota (2,036)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (244)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (128)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (311)
  • Kronike (781)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (101)
  • Lifestyle (681)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (121)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,486)
  • Politike (1,053)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (452)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (386)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!