Aktualitet

Një jetë në Portin e Durrësit, Petraq Tane drejt pensionit, rrëfen ndryshimet e portit në kujtimet e tij/ 26 tetor 2020

Specialisti i Portit të Durrësit Petraq Tane, feston 65 vjetorin e lindjes.

Pas këtij stacioni të rëndësishëm të moshës dhe të punës, për disa dekada radhazi, ai do të pushojë dhe do t’i gëzohet pensionit.

Në zyrën e Monitorimit të Kontratave Konçesionare ku punon prej  6 vjetësh, Petraqi ka përgatitur të gjitha dosjet e materialeve dhe tani po i bën gati për dorëzim.

Përballë tij një foto e muzgut në port rikthen në kujtesë Bigën Lundruese.

Sapo përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës ai u emërua si ekonomist në Ndërmarrjen e Import –Eksportit.

“Ishte viti 1978 dhe unë vija çdo ditë në port – kujton Petraqi mes të tjerave, edhe shkarkimet e makinerive të mëdha me bigën lundruese.

Ai e quan veten me fat që edhe pas vitit 1995 punoi në dy kompani, të cilat kishin lidhje të drejtpërdrejta me portin e Durrësit.

“Porti ka ndryshuar krejtësisht –shprehet Petraq Tane, i cili që prej 42 vjetësh, i njeh këto mjedise si shtëpinë e vet.

Sipas tij, “infrastruktura portuale ka ndryshuar pozitivisht si nata me ditën. Nuk bëhen dot krahasime – është vlerësimi i Petraqit, që shton: “Mjafton ta shohësh portin kur vjen me traget”.

Mjaft sportiv dhe i papërtuar, 65-vjeçari që vjen çdo ditë në këmbë nga shtëpia në port, me siguri nuk do të qëndrojë në banesë kur të dalë në pension.

“Besoj se do të ushtroj liçencën e “Vlerësuesit të Pasurive të Paluajtshme” – tregon Petraq Tane, specialisti që do të na mungojë pas një jete intensive të lidhur me portin më të madh të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version