Aktualitet

Një klithmë për njeriun që ndjehet i huaj në vendin e vet!

Nga Sonila Meco
Unë jam me fat, që një aktor i jashtëzakonshëm pranoi të bëhet pjesë e Tempora-s me monologun final.
Me fat, sepse në “kullim” të programit, në pragun e mesnatës, pasi është thënë shumçka mbi aktualitetin e ndërsa gjindja gatitet të mbyllë sy e për t’u harruar disa orë paqeje, Tempora u dhuron një “tranzicion” të denjë me interpretimet e Ermir Jonkës.
Qysh prej nisjes së këtij sezoni, dhjetra monologë janë radhitur në portofolin artistik të një talenti të rrallë. Kohët janë të mbrapshta për artin, artistët, teatrin, regjisorët e aktorët. Teatrin e kam konsideruar kahera hapësirë të shenjtë, ndaj për hir të shenjtërisë së Tij unë e mbaj gjallë një copëz të tij me prezencën e Jonkës.
Ju ftoj të mos humbisni këtë interpretim, do të më falënderoni në fund për sugjerimin.
Bernard-Marie Koltès ishte dramaturgu më i madh francez i gjeneratës së tij dhe “Nata mu pëprapa pyjeve…” është një ndër kryeveprat më tronditëse të tij. Nuk ka asnjë pikë në të gjithë monodramën, autori e ka shkruar si një kompozim muzikor, motivet dhe variacionet e të cilit janë një klithmë për njeriun, që ndihet i huaj edhe në vend të vet.
Interpretimi i ka bërë drejtësi një kryevepre. Për të mos u humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version