Bota

Një kompani kineze paguan punëtorët që të kenë sa më shumë fëmijë

Një nga agjencitë më të mëdha të udhëtimit online në botë, Trip.com e Kinës, po prezanton subvencione për kujdesin e fëmijëve me vlerë 138 milionë dollarë për të inkurajuar 32,000 punonjësit e saj që të kenë më shumë fëmijë.

Punonjësit që kanë kaluar të paktën tre vjet me Trip.com do të marrin një bonus vjetor prej 10,000 juanë (1,376 dollarë) për çdo fëmijë të porsalindur, çdo vit nga ditëlindja e parë e fëmijës deri në ditëlindjen e pestë të fëmijës. Këto përfitime hynë në fuqi më 1 korrik, raporton CNN.“Duke futur këto subvencione për kujdesin e fëmijëve, ne synojmë të ofrojmë mbështetje financiare që do të inkurajojë punonjësit tanë të fillojnë ose zgjerojnë familjet e tyre pa kompromentuar ambiciet dhe arritjet e tyre profesionale,” tha në një deklaratë CEO i Trip.com, James Liang.Në Trip.com, të gjithë punonjësit me kohë të plotë që kanë punuar për kompaninë për tre vjet do të kualifikohen për bonus, pavarësisht nga gjinia, pozicioni ose vendndodhja e tyre e punës, tha kompania.Njoftimi i Trip.com pason nisma të ngjashme nga kompani më të vogla kineze dhe vjen pasi vendi përballet me një krizë demografike.Për herë të parë në më shumë se 60 vjet, popullsia e Kinës është ulur. Në vitin 2022, u arrit niveli më i ulët i lindjeve që nga themelimi i Kinës komuniste në vitin 1949. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Kina tani është vendi i dytë më i populluar në botë, pas Indisë.

TRENDING

Exit mobile version