Kosova

Një serb i mirë/ Analisti malazez vlerëson veprimin e avokatit  Stojkoviç

Analisti malazez, Ljubomir Filipoviç, ka marrë shembull avokatin serb, Cedomir Stojkoviç, sesi duhet të jetë një serb i vërtetë, pas homazheve që ai ka bërë në Prekaz tek varri i shtatëvjeçares, Blerina Jashari.

Filipoviç në një shkrim të tijin autorial ka thënë se një veprim i tillë i avokatit serb e bën atë një serb të mirë.

Për më shumë, ai ka përmendur faktin që çoi avokatin serb të bënte homazhe në Prekaz, çka sipas tij, e lartëson edhe më shumë veprimin e tij, teksa  theksoi se rajoni i Ballkanit ka nevojë për zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndëretnike në mënyrë të civilizuar

“E bëri këtë gjest sepse klienti i tij u ndalua nga BIA për të njëjtin gjest në Serbi, u rrah dhe torturua dhe u arrestua dhe në këtë mënyrë u shkel brutalisht Kushtetuta dhe ligjet e Serbisë. Kushedi sa herë është vrarë shteti i së drejtës në atë vend”- ka shkruar ai duke kujtuar torturat e BIA-s ndaj politikanit opozitar serb.

Gazetari malazez gjithashtu ka përmendur edhe kritikat e ashpra të Stojkoviçit ndaj Rusisë, por për çka theksoi se kjo nuk e bënë atë një rusofob.

“Çeda erdhi në fokus të publikut rajonal me kritikat e ashpra ndaj Rusisë dhe kërkesat që Serbia të anëtarësohet në NATO. Çeda nuk është rusofob, ai nuk e pëlqen qeverinë ruse. Këtë ai e dëshmoi me përfshirjen e tij vetëmohuese me veprimtarët rusë, të cilëve iu ndalua hyrja në Serbi” – ka shkruar ai ndër të tjera gazetari malazez

“Asnjë nga fqinjët e Serbisë nuk dëshiron që Serbia të mbetet përgjithmonë e bllokuar në nacionalizmin dhe orekset perandorake ndaj të gjithë ne. Asnjë njeri normal nuk dëshiron që serbët të dënohen si popull. Nuk mendoj se ka një ballkanas normal që nuk dëshiron të jetojë në një rajon ku të gjithë kanë një konsensus mbi vlerat universale dhe ku mosmarrëveshjet ndërete zgjidhen në mënyrë të civilizuar. Mendoj se të gjithë duam të jetojmë në Ballkan ku askush nuk dëshiron asgjë të huaj dhe ku mund të thuhet “na falni” për krimet e padiskutueshme të kryera në emrin tone” – thekson ne shkrimin e tij Ljubomir Filipoviç.

TRENDING

Exit mobile version