Kronike

Një tjetër viktimë…u përplas nga Touareg-u në Berat

Ka ndërruar jetë në spital 71-vjeçari Agron Toska, i cili u përplas me makinë në lagjen “Çelepias” të Beratit.

Një mjet,  tip Fuoristradë Tuareg, ka goditur një të moshuar që qarkullonte përpara tij me biçikletë.

I moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version