Kronike

Një viktimë dhe një i plagosur, policia zbulon detaje të reja nga sherri në Gramsh

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini” ku humbi jetën nxënësi Fatjon Bici, pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Policia në Gramsh ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen me një viktimë e një të plagosur. Në lidhje me këtë rast, uniformat blu kanë shoqëruar katër adoleshentë, mes tyre dhe autorin.

Grupi hetimor ka nisur hetimet edhe për Marko Liçin, 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore. Të njëjtat burime zyrtare shtojnë se dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti. Marko Liçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gramsh/Informacion shtesë

Në vijm të veprimeve që po kryhen për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, ngjarje për të cilin Policia shoqëroi 4 adoleshentë të përfshirë në konflikt (mes tyre dhe autorin), grupi hetimor po kryen verifikime edhe për shtetasin M. L., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti. Veprimet hetimore për këtë ngjarje vijojnë dhe në përfundim të veprimeve të para do të ketë njoftim të plotë.

TRENDING

Exit mobile version