NTV
No Result
View All Result
19/04/2021 , 15:25
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
19/04/2021 , 15:25
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Njerëzit e vaksinuar me të dy dozat mund të takohen pa maska

by Cuci
09/03/2021 , 8:10
Njerëzit e vaksinuar me të dy dozat mund të takohen pa maska
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thanë se amerikanët e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, mund t’i kthehen një niveli të normalitetit.

Sipas rekomandimeve të reja, ata që kanë marrë dozat e kërkuara të vaksinës mund të vizitojnë njerëz të tjerë të vaksinuar dhe disa njerëz të pavaksinuar.

Njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi të marrin dozën përfundimtare të vaksinës së tyre, thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Deri më tani, mbi 30 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht.

Zyrtarët shëndetësorë i paraqitën udhëzimet e reja gjatë një konference të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Disa prej udhëzimeve thonë:

  • Takohuni në ambiente të mbyllura me persona të tjerë plotësisht të vaksinuar, pa maska ose distancë fizike.
  • Takohuni në ambiente të mbyllura me njerëz të pavaksinuar të së njëjtës familje, nëse ata janë në rrezik të ulët për sëmundje të rëndë nga koronavirusi.
  • Shmangni testimin ose karantinën kur ekspozoheni ndaj koronavirusit, përveç nëse ju shfaqen simptoma.

Sipas udhëzimeve të reja, atyre që janë vaksinuar iu kërkohet ende t’i ndjekin masat bazike të sigurisë, si: veshja e maskave dhe distanca fizike në publik, si dhe shmangia e turmave të mëdha.

Mbi 90 milionë vaksina janë administruar deri më tani në SHBA.

Tri vaksinat e miratuara atje janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Dy të parat duhet të jepen me nga dy doza, ndërsa e fundit vetëm me një dozë.

Zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan të hënën se koronavirusi vazhdon të mbetet shqetësim serioz në SHBA.

“Mbi 90% e popullsisë nuk është vaksinuar ende”, tha drejtorja e Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky.

“Përgjegjësia jonë është të sigurohemi – në kontekstin e 60,000 rasteve të reja në ditë – që i mbrojmë ata që janë të cenueshëm”, shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 29 milionë raste me koronavirus dhe mbi 525,000 viktima.

Tags: kryesore

Related Posts

Asgjë si më parë – Shihni si duket bota në kohën e koronavirusit (FOTO)
Bota

Asgjë si më parë – Shihni si duket bota në kohën e koronavirusit (FOTO)

19/04/2021 , 14:10
Greqia heq karantinën për vizitorët nga disa vende
Bota

Greqia heq karantinën për vizitorët nga disa vende

19/04/2021 , 13:58
Frikë se Covid përhapet përmes ushqimit, flasin ekspertët…
Bota

Frikë se Covid përhapet përmes ushqimit, flasin ekspertët…

19/04/2021 , 13:25

Recent Posts

  • Ambasada italiane jep njoftimin e rëndësishëm – Ndryshojnë rregullat për hyrjen në Itali nga Shqipëria… Detajet
  • Artisti i Merituar, Gulielm Radoja, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e Covid-19
  • Komiteti i Ekspertëve: Karantinë 14 ditë për këdo që hyn në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, gjimnazistët mësim në shkolla
  • Botuesi nxjerr pamjet: Presidenti Meta i maskuar takohet në Lalëz me një person në kërkim
  • Asgjë si më parë – Shihni si duket bota në kohën e koronavirusit (FOTO)

Kategorite

  • Aktualitet (2,264)
  • Bota (2,795)
  • DOSSIER (70)
  • Ekonomi (273)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (169)
  • Kembimi valutor (29)
  • Kosove (399)
  • Kronike (1,085)
  • kryesore (4)
  • Kulture (59)
  • Kuriozitete (4)
  • LAJMI I FUNDIT (155)
  • Lifestyle (778)
  • MEMORIE (37)
  • Moti (159)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (2,161)
  • Politike (1,641)
  • Rajon (224)
  • REAGIM (146)
  • Shendeti (517)
  • Shkrime (18)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (103)
  • Sport (662)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!