11/06/2021 , 11:18

Njësoj si në provimin e Gjuhë Letërsisë, nxënësit publikojnë në internet foto të testit të Matematikës

Ndonëse përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimeve të maturës është i ndalur, sërish duket se është e vështirë që kjo të zbatohet kudo. Sikurse edhe në provimin e Gjuhë Letërsisë, edhe në provimin e Matematikës nxënësit kanë shpërndarë në internet foto të tezës së provimit.

Denoncimi është bërë nga faqja “Studentët Denoncojnë” në Facebook, të cilët kanë publikuar edhe fotot e tezës së provimit.

 

Ditën e sotme, 34 mijë maturantë do t’i nënshtruan provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku do testohen në lëndën e Matematikës.

Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.

Edhe këtë vit maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, ku në një klasë nuk do të ketë më shumë se 10-15 maturantë.

Në kuadër të masave anti-COVID, nëse një prej maturantëve rezulton pozitiv me COVID-19, nuk mund ta bëjë provimin ditën e sotme, por i jepet mundësia ta zhvillojë në sezonin e vjeshtës.

Në mënyrë kategorike është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohet e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Më 15 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin