Aktualitet

Njihet Si Dita Botërore e Buzëqeshjes, po ne shqiptarët a jemi popull me energji pozitive?

Sot shënohet Dita Botërore e Buzëqeshjes dhe ndryshe nga herët e tjera, psikologët rekomandojnë që individët të harrojnë sado pak problemet dhe të buzëqeshin.

Për këtë është diskutuar edhe në studion e emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ku gazetarja Mimoza Thaqi në një lidhje me Skype ka ndarë disa eksperienca personale. Gjithashtu, ajo i ka sugjeruar të gjithëve të fikusohen te vetja te energjia e mirë.

Psikologia Brunilda Laboviti, e ftuar në studio ka theksuar se buzëqeshja nuk është në kulturën e shqiptarëve, ashtu si në vendet e tjera.

Ne duhet të rrisim kulturën e përshëndetjes së mëngjesit, buzëqeshjes së mëngjesit, për cfarë do lloj gjëje që mund të ndodhi në familje.

Ne si popull  nuk e kemi këtë kulturë, ka nga ata që shkojnë në punë në orën 8 dhe nuk flasin kur mbërrijnë në punë”, tha psikologia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version