Pinknews

Noizy tregon shifrën e ‘çmendur’ që ka shpenzuar për ‘Alpha Show’

Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin ‘Alpha Show’, ku u shitën mbi 18 mijë bileta duke tejkaluar çdo event tjetër.

Në një intervistë për Euronews Albania, reperi i njohur tha se kostoja e koncertit ku ai ishte i vetmi sponsor gjeneral ishte mbi gjysmë milioni euro. Këtë shifër, siç tha këngëtari, e kishte vendosur që nga fillimi, pavarësisht si do shkonte.

Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë, se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajta të humbura ato para, pavarësisht si do shkonte”,– tha këngëtari.

Noizy foli për herë të parë edhe për një plagosje që ka ndodhur vite më parë.

Sipas tij fansat e dy grupeve ku bënin pjesë Noizy dhe sot miku i tij, Stresi, janë zënë duke degraduar deri në përplasje fizike.

Fatkeqësisht, njëri prej djemve, fans i Stresit, është plagosur rëndë. Noizy u shpreh se në atë gjendje nuk do donte të shihte as armikun më të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version