Politike

Noka nga parlamenti: Sot presidenti erdhi si ministër i Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur për gazetarët pas seancës plenare deklaroi se sot presidenti erdhi në parlament si një ministër i Edi Ramës. Noka theksoi se Begaj kishte ardhur si shërbëtor i Ramës, ndaj edhe nuk u la nga opozita që të mbante fjalën, ashtu siç ishte përcaktuara në agjendë.

“Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese. Erdhi si një ministër propagande. Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën. Sot Edi Rama vetëm e thelloi skandalin e opozitës, sot presidenti ishte vetëm një faktor destabiliteti me sjelljen e tij dhe asgjë tjetër më shumë. Pra këto janë të gjitha arsye plus që opozita do të vazhdojë aksionin dhe mosbindja civile është zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga zgjedha e këtij regjimi kriminal,” tha Noka.

TRENDING

Exit mobile version