Politike

Noka përplaset me gazetarët: Jeni analistë apo çakenjtë e Edi Ramës

Projektligji i Amnistisë Penale që u miratua sot në Kuvend ka sjellë debate. Gazetari Robert Rakipllari debatoi me deputetin Flamur Noka lidhur me kategoritë e zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia penale e miratuar mbrëmjen e sotme (4 Prill) në Kuvend.

Sipas Rakipllarit, ka ish-zyrtarë të tjerë të dënuar për korrupsion që përfitojnë nga kjo amnisti, të cilën e konsideroi si “akt të parë të marrëveshjes së Rithemelimit me socialistët”.

Ndërsa Noka e mohoi një pretendim të tillë duke u shprehur se problem më i madh i shqitparëve nuk është kur përfiton një ish-specialist i thjeshtë nënpunës shteti por kur përfitojnë zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion.

TRENDING

Exit mobile version