Kosova

Non Paper-i që shmang dështimin e dialogut/ Ja se çfarë rekomandon Instituti Evropian për Paqe

Instituti Evropian për Paqe, i themeluar nga institucionet e Bashkimit Evropian me propozimin e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, ka publikoi një dokument të titulluar “Rivendosja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, në të cilin propozon një mënyrë për tejkalimin e ngërçit në dialogun për normalizim dhe krijimin e kushteve për një proces të qëndrueshëm dhe zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes.

Në dokumentin thuhet se pjesa thelbësore e problemit qënron në vëmendjen e lëkundur ndërkombëtare dhe pamundësinë për të monitoruar nga afër zhvillimin e ngjarjeve dhe ndërmarrjen e hapa korrigjues, si edhe propozohet një zgjidhje strukturore për të rivendosur mundësinë për “identifikimin, monitorimin dhe adresimin e hershëm të mospërputhjeve, duke parandaluar kështu përshkallëzimin.

Sipas Institutit, kjo do të kërkojë rritje të ndjeshme të mekanizmave të monitorimit dhe pajtueshmërisë ndërkombëtare, të përqendruara në Bashkimin Europian dhe të përforcuara nga i gjithë blloku euroatlantik.

Dokumenti kujton se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar, me ndërprerje, që nga viti 2011 dhe se presioni i fundit diplomatik kulmoi me Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj. Megjithatë, vihet re se angazhimi i palëve është “dukshëm më i ulët” se në fazat e mëparshme, dhe situata në terren është shumë më e keqe.

“Zbatimi i marrëveshjes u ndal pothuajse para fillimit të saj dhe ende nuk ka rifilluar. Është e rëndësishme të pranohet se nevojitet një rishikim rrënjësor I prpcesit për të penguar dështimin e pashmangshëm të dialogut të normalizimit dhe shmangien e pasojave te sigurisë që ai do të shkaktonte. Tani është në rrezik jo vetëm dialogu por edhe besueshmëria e Bashkimit Europian dhe Perëndimit” – thuhet në dokument.

“Për këto arsye, komuniteti euroatlantik ka nevojë për një qasje shumë më të mprehtë ndaj dialogut. Shkopinjtë dhe karrotat aplikohen kur të dyja meritohen” – shkruhet në non paper

Me deklaratën se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në krizë, thuhet se mungesa e obligimeve plotësisht të përcaktuara për zbatimin dhe mekanizmat efektivë për respektim e tyre, kanë krijuar një mjedis të favorshëm për vonesa nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti.

TRENDING

Exit mobile version