NTV
No Result
View All Result
27/01/2021 , 0:25
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
27/01/2021 , 0:25
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Normaliteti i ri, se si do të punojmë pas pandemisë, do të jetë fleksibël

Kompanitë po veprojnë në mënyra të ndryshme. Disa po angazhohen që të gjithë punonjësit të punojnë nga shtëpia, ndërkohë që të tjera po zbatojnë një proces hibrid, në të cilin punonjësit do të punojnë pjesërisht në zyrë e në pjesën tjetër nga shtëpia.

by Frida
26/12/2020 , 20:47
0 0
Normaliteti i ri, se si do të punojmë pas pandemisë, do të jetë fleksibël
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më poshtë është një tablo se si do të duket forca e punës post-pandemi në disa nga kompanitë e mëdha.

Google

Punonjësit e Google nuk do të kthehen në zyrë, të paktën deri në shtator, dhe ata mund të mos jenë aty nga e hëna në të premte. Gjiganti i teknologjisë do të provojë një model elastik për javën e punës, që do t’i kthejë punonjësit në zyrë të paktën tre ditë në javë “për ditët e bashkëpunimit”. Kompania po ndryshon edhe hapësirat e zyrave duke krijuar hapësira bashkëpunimi të rezervuara dhe hapësira të jashtme për mbledhjet e ekipit.

Reddit

Kompania me seli në San Francisko njoftoi në tetor se do t’u japë mundësinë gjithë punonjësve të punojnë ku të duan, në zyrë, në shtëpi, apo pak nga të dyja. Reddit tha gjithashtu se për punonjësit që dëshirojnë të transferohen, paga e tyre nuk do të ndryshojë.

Microsoft

Në tetor, Microsoft deklaroi se po merr në konsideratë punën nga shtëpia më pak se gjysma e kohës si “standard” për pjesën më të madhe të pozicioneve, së bashku me orarin fleksibël. “Të ecim para – është qëllimi ynë të ofrojmë sa më shumë fleksibilitet të jetë e mundur, duke mbështetur stilet e punës individuale, duke balancuar në të njëjtën kohë nevojat e biznesit dhe duke garantuar kulturën e punës” thuhet në një postim në blog.

Twitter

Punonjësit në Twitter, nëse duan të punojnë nga shtëpia përgjithnjë, mund ta bëjnë këtë – tha kompania në një deklaratë gjatë vitit.

Dropbox

Në tetor, Dropbox tha se po bëhej “virtuale para së gjithash”. Kjo do të thotë që thuajse 3 mijë punonjësit do të punojnë në distancë në pjesën më të madhe të kohës dhe do të shkojnë në zyrë për më shumë bashkëpunim. Kompania ndërkohë po rinovon edhe zyrat për të lehtësuar këtë ndryshim.

Unilever

Unilever është duke eksperimentuar një javë pune me katër ditë, me pagesë të plotë për punonjësit e saj në Zelandën e Re. Eksperimenti do të zhvillohet nga dhjetori 2020 deri në dhjetor 2021. Kompania tha se do të analizojë këtë provë për zbatimin në një shkallë më të gjerë në forcën e punës.

REI

Shitësi me pakicë tha në fillim të këtij viti se “do të mbështetet në punën në distancë” dhe më vonë shiti kampusin e sapondërtuar 400,000 metra katrorë në Bellevue, Uashington.
Në vend që të ketë një seli të madhe, kompania planifikon të ketë vende të shumta satelitore në të gjithë rajonin dhe t’u hapë punëtorëve më shumë fleksibilitet kur bëhet fjalë për vendin ku ata mund të jetojnë dhe punojnë.

Nationwide

Kompania e sigurimeve njoftoi në prill synimin për t’u shndërruar përfundimisht në një model hibrid operativ, me punonjësit që punojnë kryesisht nga zyra në katër kampuse kryesore dhe në shtëpi, në pjesën më të madhe të selive.

Monitor/

Related Posts

Joe Biden shfuqizon një nga politikat më përçarëse të Trump – Ndalimin e transgjinorëve për të shërbyer në ushtri (FOTO)
Bota

Joe Biden shfuqizon një nga politikat më përçarëse të Trump – Ndalimin e transgjinorëve për të shërbyer në ushtri (FOTO)

26/01/2021 , 20:58
Planifikoi sulme në Shqipëri, gjykata gjermane dënon me 7 vite burg pjesëtarin e ISIS
Bota

Planifikoi sulme në Shqipëri, gjykata gjermane dënon me 7 vite burg pjesëtarin e ISIS

26/01/2021 , 19:30
2020, viti i pandemisë
Bota

ALARMOHET Greqia, zbulohen raste të koronavirusit anglez në kufi me Shqipërinë

26/01/2021 , 17:30

Recent Posts

  • Joe Biden shfuqizon një nga politikat më përçarëse të Trump – Ndalimin e transgjinorëve për të shërbyer në ushtri (FOTO)
  • Pamje të rënda – Viktima përfundoi disa metra larg makinës, rëndë shoqja e saj (FOTOT)
  • E tmerrshme – U përplasën me trafikndarësen në Levan-Vlorë, cila është 23-vjeçarja që vdiq në aksident (EMRI)
  • (VIDEO) E pabesueshme – Fëmija tenton të ngjitet në parmakët e ballkonit, xhesti i maces do ju befasoj
  • Hapen audicionet për “Për’puthen 40″ Spektakli për personat mbi 40 vjeç, që janë beqar, të divorcuar apo të ve

Kategorite

  • Aktualitet (1,323)
  • Bota (1,444)
  • Ekonomi (212)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (97)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (211)
  • Kronike (368)
  • Kulture (49)
  • LAJMI I FUNDIT (63)
  • Lifestyle (498)
  • MEMORIE (21)
  • Moti (97)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (746)
  • Politike (422)
  • Rajon (134)
  • REAGIM (86)
  • Shendeti (333)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (67)
  • Sport (307)
  • Videonews (311)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!