Aktualitet
NTV.AL EDITORIAL – Suedia dhe Finlanda në NATO, a do votojë Rama kundër Erdogan

Aktualitet
Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë

TIRANË- Rezultatet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë publikuar. Provimit iu nënshtruan 29.775 maturantë, ku 1144 prej tyre kanë ngelur. Ndërkohë, vetëm 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë, reagon Ministria e Arsimit: Nuk pati gabime shkencore! Testi u hartua sipas niveleve të vështirësisë
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka reaguar për kundërshtimet që kanë pasur matureantët për testin e biologjisë duke i dhënë dhënë përgjigje dyshimeve të shfaqura. Pas një pune konsultuese dhe vlerësuese intensive disa ditore me mësues dhe ekspertë të fushës, u bë vlerësimi i cilësisë së testit.
Kushi shprehet se shumë prej maturantëve kanë shkëlqyer, madje përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit. Sipas saj, nuk pati gabime shkencore ndërsa thotë se pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.
“Të dashur maturantë,
Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve. Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.
Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.
Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij. Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!” – tha Kushi.
Aktualitet
EDICIONI I LAJMEVE DATA 25.06.2022
Aktualitet
PARASHIKIMI I MOTIT DATA 26.06.2022
Aktualitet
KEMBIMI VALUTOR DATA 26.06.2022 NTV.AL
Aktualitet
Sherr për shezlongët, plagoset rëndë pronari

Një konflikt ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Shëngjin në zonën e Kunës, ku shtetasi P.Deda ka goditur me lopatë pas koke pronarin Armando Marku dhe është larguar në drejtim të paditur
Pronari Armando Marku ndodhet në gjendje të rëndë, i cili pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, u nis me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për ndarjen e hapësirave në plazh.
Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po vazhdojnë shoqërimin e personave të përfshirë në koflikt, marrjen e deklarimeve, administrimin e cdo prove si dhe cdo veprim tjetër hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
-
Politike23 hours ago
Rama: Ja si duket aksi i ri Kardhiq-Delvinë, pamje finale
-
Lifestyle17 hours ago
Ushqimi më i dëmshëm për gjëndrën tiroide
-
Sociale21 hours ago
E rrezikshme për shëndetin, kimikati që sillet nga Kosova
-
Aktualitet19 hours ago
Sherr për shezlongët, plagoset rëndë pronari
-
Lifestyle21 hours ago
Monedhë në frigorifer, ja arsyeja
-
Bota18 hours ago
Alarmante, Britania: Bota rrezikohet nga ‘Sëmundja X’
-
Pinknews23 hours ago
‘1 vit mundime’, Ledri tregon sesi u njoh me Sarën
-
Kronike18 hours ago
Zjarr në një magazinë, rrezikohen banesat