17/06/2021 , 1:32

NTV FOTO EKSLUZIVE – Prenë pyllin dhe kultivuan bimë narkotike në Kepin e Rodonit!

NTV Televizion  ka siguruar pamje ekskluzive ku ishte kultivuar kanabisi në zonën e plazhit në Kepin e Rodonit, pas operacionit të zhvilluar nga policia ku u zbuluan katër parcela të mbjella me kanabis.

Trafikantët prenë pyllin duke hapur tokë për të kultivuar kanabis në bregdet. Droni i policisë zbuloi parcelat të cilat u asgjesuan në datë 1 e 2 qershor.

Video ekskluzive tregon parcelat dhe vaskat e ujit të cilat shërbenin për ujitjen e kanabisit. Operacioni anti-kanabis vazhdon prej 10 ditësh në vendin tonë. Patrullimet u kryen nga ajri me dronat e policisë dhe avionin e GDF dhe për herë të parë e helikopter me forcat e GDF e policisë shqiptare.

Pas kultivimit në male dhe bodrume tani kanabisi po kultivohet edhe ne bregdet. Sipas eksperteve ky kanabisi në bregdet është i shtrenjtë pasi fiton fortësinë e jodit të detit.

Dy ditë më parë 4 parcela të mbjella me fidanë kanabisi u gjetën në zonën e Kepit të Rodonit gjatë kontrolleve në vijën bregdetare. Nga operacioni anti-kanabis janë asgjësuar rreth 300 fidanë gjithsej të mbjellë në zonën e pyllit, larg qendrës së banuar.

Operacioni ka qenë enkas i organizuar nga Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Emigracionit në Durrës në hapësirën nga Derdhja e lumit Erzen deri në Kepin e Rodonit.

Nga ky operacion nuk ka persona të ndaluar apo të arrestuar deri më tani. Operacioni u organizua në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia kufitare e Durrësit.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin