05/06/2021 , 14:14

Nuk arrihet akordi me Tottenham, Conte i destinuar për të qëndruar një vit pushim

Janë sfumuar ndjeshëm shanset që Antonio Conte të ulet në stolin e Tottenham Htspur.

Edhe pse mediat e bënë thuajse të kryer këtë lëvizje, ish-tekniku i Interit, nuk ka mbetur i bindur nga projekti i paraqitur nga pronari i klumbit Daniel Levy, e me gjasë, do të qëndrojë një vit pushim. Dyshimi i Conte-s kishte të bënte me faktin e konfirmimit të lojtarëve kyç të skuadrës, por edhe afrimin e elemebtëve të tjerë cilësorë, për të konkurruar denjësisht në një nga kampionatet më të fortë të botës.

Por kjo garnci duket se nuk ka ardhur nga Levy, e ka bërë, që negociatat të ngecin. Mos siguria, ishte dhe arsyeja e largimit të teknikut nga Leçe nga klubi zikaltër, pasi ai, kërkonte garnci për të ardhmen. Kujtojmë që Conte kishte dhe një vit kontratë me Interin, ndërsa me konsensus, ata ranë dakord që teknikut t’i jepej vetëm gjysma e rrogës.

Madje në kontratën e largimit, është parashikuar që tekniku italian nuk duhet të drejtojë për një vit asnjë ekip tjetër në Itali, ose në të kundërt, Inter, nuk ka më detyrimin për të paguar 7 milionë eurot e marra vesh paraprakisht.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin