Politike

Nuk do ekzistojë/ Berisha bën paralajmërimin ogurzi…

TIRANE– Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot jashtë dyerve të Kuvendit ku tha se “ky parlament nuk meriton të ekzistojë”. Teksa ishte duke dhënë fjalën para gazetarëve për zhvillimet nga brenda sallës, ku atij dhe opozitës iu ndërpre fjala, Berisha tha se në protestën e radhës, edhe parlamenti do të përfshihet, ndërsa tha se do të jenë shqiptarët që do ti thonë dy fjalë.

Faktikisht ky parlament nuk meriton të ekzistojë. Siç jam zotuar më datën 12 nëntor, në momentin e caktuar këtu do të vijë populli opozitar t’i thotë nja dy fjalë këtyre hajdutëve që nuk kanë ligj as moral.

Për çfarë e kishte fjalën ish-kryeministri? Çfarë paralajmëron ai? Më tej, në fjalën e tij kur u pyet se çfarë po parashikonte, ai tha se siç thotë edhe një fjalë “shqiptarët do ti hyjnë vezirit brenda”.

Shqiptarët do t’i hyjnë vezirit brenda thuhet. Protesta e radhës nuk është vendosur akoma do vendoset brenda dy ditësh e do jetë brenda vitit. Këtu zbret Europa e duhet të shohë popullin e saj. Betejë për fjalën e lirë dhe dinjitetin.

A do të ketë një ndryshim në qasjen e PD për protestat? Në protestën e 12 nëntorit, analistë dhe mbështetës të Partisë Demokratike e quajtën si “shfaqje butësie” tubimin paqësor të PD në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa nuk munguan as thirrjet për më shumë veprime dhe më pak ‘fjalime’.

TRENDING

Exit mobile version