Aktualitet

Nuk duhet të aplikoni më shumë se njëherë, ja rregullat e reja për lotarinë amerikane

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë udhëzimet për të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane.

Nëse aplikoni për lotarinë amerikane duhet të përfshini partnerin dhe fëmijët e pamartuar edhe në rast se ata nuk do të udhëtojnë me personin që bënin aplikimin.

“Nëse po aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022, ju duhet përfshini bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, edhe nëse ata nuk do të udhëtojnë me ju.

Ekziston një periudhë e kufizuar kohore gjatë së cilës ju mund të regjistroheni për Programin e Diversitetit Imigrant Visa (DV) gjatë çdo viti fiskal. Çdo vit, Departamenti i Shtetit publikon  udhëzime të hollësishme për hyrjen në Programin e DV-së . Këto udhëzime përfshijnë datat e periudhës së regjistrimit.

Asnjë hyrje e vonë ose shënime në letër nuk do pranohen. Ligji lejon vetëm një hyrje nga ose për secilin person gjatë secilës periudhë të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të zbuluar shënime të shumta. Nëse paraqisni më shumë se një kërkesë, do të skualifikoheni

Aplikimet për lotarinë amerikane kanë nisur prej datës 7 Tetor dhe do të vijojnë deri datë 10 nëntor të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version