NTV
No Result
View All Result
26/02/2021 , 11:25
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
26/02/2021 , 11:25
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Nuk e besoj dot që Ben Fagu s’është më”, Rama mesazh prekës për humbjen e legjendës së basketbollit: I paharrueshëm

by Ballhysa
05/02/2021 , 14:48
“Nuk e besoj dot që Ben Fagu s’është më”, Rama mesazh prekës për humbjen e legjendës së basketbollit: I paharrueshëm
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama jep një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës së basketbollit, Arben Fagu, teksa shkruan mes rreshtash se me ikjen e tij “është zbrazur mesi i fushës së kujtimeve të kohës kur ai stërviste dhe drejtonte skuadrën tonë nga stoli”.

Me ikjen e Ben Fagut është zbrazur mesi i fushës së kujtimeve të kohës kur ai stërviste dhe drejtonte skuadrën tonë nga stoli, ku kishte zënë vendin e legjendarit të Dinamos e të Kombëtares kuqezi të basketbollit, profesorit Feti Borova.

Beni ishte vëllai i vogël i diktatorit kuqezi të parketit shqiptar, Gim Fagut, i cili e ktheu Partizanin në makinerinë shtypëse të kampionateve tona dhe magjepsi çdo kundërshtar e trainer të huaj, që vinte nga bota tjetër për t’u ndeshur me të kuqtë e Tiranës, në eliminatoret e kupës së kampionëve të Europës. Hija e Gimit ishte shtypëse për këdo që luante në kampionatin tonë të basketbollit, po sidomos për Benin, i cili ishte i dënuar të krahasohej gjithnjë me të vëllain e paarritshëm. Një dëmtim në gju e shpëtoi në njëfarë mënyre nga presioni i atij krahasimi, duke e nxjerrë nga fusha e duke e çuar drejt stolit të trainerit, në anën tjetër të frontit të luftës me tiraninë e Partizanit, kur fronin e kishte trashëguar nga Gim Fagu, një uzurpator i të katër anëve të fushës, Gaz Çaçi!

Ben Fagu solli tek Dinamo të gjithë fuqinë e ambicies, vullnetit dhe ndershmërisë që i kishte bërë vëllezërit Fagu, djemtë e të mirënjohurit për lartësinë burrërore, Besim Fagu, shembëlltyra të dinjitetit e të respektit në bashkësinë sportive e sportdashëse të Shqipërisë. Beni solli në skuadër entuziazëm dhe dëshirë të madhe për ta përmbysur më në fund diktaturën e Partizanit – çka nuk arritëm ta realizonim edhe pse i shkuam shumë afër. Stërvitjet u bënë shumë intensive dhe marrëdhëniet në skuadër shumë të mira, falë edhe qasjes së Benit, që nxehej shpesh brenda perimetrit të fushës, po çelej e bëhej një shok i dashur sapo binte bilbili i përfundimit të stërvitjes.

Sot kujtoj me mallëngjim pikërisht të qeshurën e tij prej njeriu tejet të çiltër dhe nuk e besoj dot që Ben Fagu s’është më!
As e imagjinoj asfare hiç dot dhimbjen e Gimit e të krejt asaj familjeje të dinjitetshme e shumë të respektuar për mua, por duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për mikun e trainerin tim të paharruar, lutem që prehja e tij të jetë e paqtë dhe kujtimi i tij qoftë gjithnjë i paharrueshëm!
Përqafime Ben dhe faleminderit për çka na dhe e dhe gjithmonë pa kursim për sportin e për shokët, duke mos kërkuar kurrë asgjë përveç respektit plotësisht të merituar!
#TëPAHARRUESHËM🙏

Tags: Arben FaguEdi Ramakryesore

Related Posts

Kur infektohet me Covid-19 një grua shtatzënë, çfarë ndodh me fëmijën?
Aktualitet

Kur infektohet me Covid-19 një grua shtatzënë, çfarë ndodh me fëmijën?

26/02/2021 , 11:22
Ministri Çuçi në Liban: Gati të finalizohet riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria
Aktualitet

Ministri Çuçi në Liban: Gati të finalizohet riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria

26/02/2021 , 11:10
Takimi i veçantë/ Juli e çon Antonelën të eksplorojë, por ajo i kërkon…
Aktualitet

E mohuan sa mundën, Juli nxjerr bllof “Për’puthen” me videon e skenarit!

26/02/2021 , 10:03

Recent Posts

  • Ja pse Kendall na e paska fshehur kaq gjatë romancën e saj me yllin e basketbollit!
  • Kur infektohet me Covid-19 një grua shtatzënë, çfarë ndodh me fëmijën?
  • Edhe 20-vjeçaret e kanë zili trupin e saj! Modelja e famshme i lë të gjithë pa fjalë me pozat “topless”
  • Me banane në duar, Megi Pojani “tërbon” fansat me pozën provokuese (FOTO)
  • Sytë zemra! “Eurovision” publikon fotografitë e Anxhela Peristerit me veshje kombëtare

Kategorite

  • Aktualitet (1,938)
  • Bota (1,939)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (122)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (299)
  • Kronike (706)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (652)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (118)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,324)
  • Politike (912)
  • Rajon (174)
  • REAGIM (119)
  • Shendeti (434)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (74)
  • Sport (392)
  • Videonews (371)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!