Sport

“Nuk e dija për vizitën e Kurtit”, Duka nxjerr bllof Ramën: Të dy janë lajmëruar…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka deklaruar ditën e sotme se të dy stafet e kryeministrave të Shqipërisë dhe të Kosovës ishin informuar në lidhje ardhjen në stadium kundër ndeshjes me Çekinë. Në një intervistë për News24, Duka theksoi se kanë njoftuar protokollin shtetëror për prezencën në stadium të dy kryeministrave. Kjo deklaratë e Dukës, nxjerr bllof kryeministrin Edi Rama, i cili ditën e djeshme u shpreh se nuk kishte informacion për vizitën e Kurtit në stadium.

Pjesë nga Intervista:

President, kjo Kombëtare po bën atë që nuk po bën dot politika, keni bërë bashkë Shqipërinë e madhe në fushë dhe në tribuna, por nuk arritët të bënit dot bashkë Ramën dhe Kurtin, ishin të ndarë në tribunë, kaq e vështirë është i bësh bashkë në këto momente?

Duka: Ne, por më shumë ekipi kombëtar, i ka bërë bashkë. Ne kemi bërë bashkë lojtarët që vijnë nga të gjithë trojet shqiptare, ne i kemi bërë bashkë për sa kohë i kemi sjell në stadium, për më tej ato duhet t’i shohin vet punët e tyre.

-A tentuat folët më stafet e dy kryeministrave për tu ulur pranë, do ishte më i plotë ky bashkim, se sa duke bërë tifo në kate të ndryshme?

Duka: Të dy janë lajmëruar nga protokolli i shtetit shqiptar për të ardhur në stadium. Në kohën kur janë lajmëruar janë akomoduar në vendet më të mirë të mundshme, besoj se kanë qenë akomoduar shumë mirë, mbase miqtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë qenë edhe në kushtet më të mira se sa Rama, sepse kanë qenë në kushtet komode të ofruara nga Federata e Futbollit.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e kaluar u shpreh se atë nuk e kishte informuar askush për ardhjen e Kurtit në stadium. Po ashtu, Rama theksoi sërish se ai kur shkon në Kosovë, i informon të gjithë dhe ska rëndësi se kush e pret pastaj.

“Kisha 3 vendet që kisha vetë. Mu nuk më informoi askush. Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por dhe një pjesë e anëtarëve të qeveri së Kosovës dhe zv.kryeministri i Maqedonisë, ishte dhe zv/kryeministrja jonë. Unë kur shkojë në Kosovë i njoftoj të gjithë dhe kush më pret me pret, kush s’më pret s’më pret”, tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version