Kosova

Nuk i vë duart në zjarr/ Bislimi për asociacionin

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë garanci që draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk ka shkelje kushtetuese.

Sipas tij nëse draft-statuti i Asociacionit i përpiluar nga komuniteti ndërkombëtar nuk është në përputhje me Kushtetutën, do duhet të ndryshohet.

“Ne kemi thënë se ky është drafti që na është sjellë nga ndërkombëtarët dhe nuk është përpiluar nga ne. Ndërkombëtarët kanë thënë se nuk ka kompetenca ekzekutive dhe ne nuk jemi Gjykatë Kushtetuese, rrjedhimisht ata e kanë për detyrë të na tregojnë ka apo nuk ka. Në qoftë se ka, ata duhet të thonë se kjo duhet të ndryshohet”- ka thënë Bislimi teksa dhe ka përshëndetur iniciativën e partive opozitare për të dërguar vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për draft-statutin.

Ishte vetë Bislimi i cili në mjegullën e madhe që e kishte përcjellë procesin dialogues në Bruksel. e deri te arritja e Marrëveshjes për Rrugën Drejt Normalizimit të Raporteve Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kishte bërë të ditur se do të jepte dorëheqje nëse ekzekutivi pranon çfarëdolloj Asociacioni.

“Në momentin që Qeveria e Kosovës ndryshon qëndrim për Asociacion dhe thotë që do të krijohet një Asociacion, qoftë edhe me kompetenca jo-ekzekutive, atëherë unë nuk do të jem më në dialog” –  kishte thënë Bislimi.

 

 

 

TRENDING

Exit mobile version