Aktualitet

“Nuk ka të dhëna për…”/ Policia jep detaje nga atentati në Elbasan

Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat që tronditën sot Elbasanin. Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili u plagos në dorë.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Sipas policisë, rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit.

Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version