Kosova

Nuk ka turp/ Vuçiç gënjen ministrin gjerman

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar sot se Beogradi zyrtar është duke përgatitur një raport për ndërhyrjet ndërkombëtare në zgjedhjet e dhjetorit dhe se kur të përfundojë raporti, opinioni do të informohet dhe habitet.

Presidenti i Serbisë njoftoi më shumë se një muaj më parë, më 21 dhjetor të vitit të kaluar, se autoritetet shtetërore të Serbisë po hartojnë “një letër të rëndësishme për ndikimin dhe ndërhyrjen e një vendi të rëndësishëm në procesin zgjedhor të Serbisë në mënyrën më brutale”, teksa mediat  njoftuan se ai i referohej ndërhyrjes së Gjermanisë.

“Do të përfundojë deri në Vitin e Ri dhe pastaj do ta dërgojmë në të gjithë botën që të shihet se si bëhet kjo lloj ndërhyrje në proceset që i përkasin sovranisht një vendi të pavarur”, tha Vuçiç atë kohë, por dhjetori iku bashkë me janarin dhe shkurti është diku në mes, por në horizont dielli ka perënduar.

“Fakti që disa njerëz mendojnë se ne nuk duhet të dalim me diçka… shërbimet tona po e bëjnë punën e tyre seriozisht, ne jemi një vend serioz, i cili nuk do t’i bazojë raportet e tij në histori dhe thashetheme…”, theksoi Vuçiç.

Kur ta bëjmë këtë, siç tha ai, fillimisht do të flasim me partnerët dhe do t’i njohim me materialin, për të marrë përgjigje ligjore dhe jo për të bërë publike ato që pamë në rrjetet sociale.

TRENDING

Exit mobile version