Kronike

Nuk kanë fund aksidentet në vend, makina bie në humnerë

Pasditen e sotme, në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë, ka rënë në humnerë një mjet tip “Foristrad”, me drejtues shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Berishë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumë, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version