Pinknews

“Nuk më ka ndjekur në BBV3”/ Çfarë ka ndodhur mes Meri Shehut dhe vajzës së saj

Astrologia Meri Shehu e ftuar në një intervistë rrëfeu eksperiencën e saj në “Big Brother VIP 3”. Ajo shprehu keqardhje që u eliminua, pasi sapo kishte njohur “lidhjet e brendshme të banorëve”, dhe ishte afruar me ta. Sipas ish-konkurrentes, përvoja në reality show e ka bërë atë më të butë si person.

“Ishim bërë kaq të afërt, sa nuk e kuptonim ishte djalë apo vajzë. I fusnim duart te të dy. Ata zhvisheshin aty, hanin bashkë, rrinin bashkë. Nuk e di çfarë më ka bërë Big Brother, më ka bërë si një qengj të urtë.

Ajo foli gjithashtu edhe rreth vajzës së saj, detaj të cilin e tregoi për herë të parë në shtëpinë e “BBV3”. Meri tregon se vajza e saj ka dashur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, prandaj ajo nuk e përmendur më parë atë.
Unë kam një vajzë ajo ka një relacion të vetin, është jashtë shtetit. Nuk më ndjekur në fakt, janë të dy persona shumë VIP. Të gjithë e dinë që kam një vajzë. Kam respektuar dëshirën e saj për të mos u bërë e dukshme në televizion. Nuk është marrë me punët e mia, ka parë punët e veta. E kam respektuar këtë dëshirë, por jo që e kam fshehur që kam një fëmijë.
Ajo shton se vajza e saj ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie martesore.

TRENDING

Exit mobile version