“Nuk na zhgënjyen”, Vasili pas shkarkimit të Metës nga Kuvendi: Rama do e ketë pisk nesër, kur pupacët mos jenë më

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj shkarkimit të Metës prej Kuvendit duke akuzuar opozitën në parlament.

Vasili thotë se ‘pupacët’ nuk zhgënjyen dhe hodhën votat sipas tagjisë së Ramës duke shtuar se tashmë i morën peshqeshet e beharit.

Ai paralajmëron se sot deputetët ia hoqën pak orë hallin Ramës, por nesër kur mos jenë më kryeministri i Shqipërisë do e ketë pisk.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Pupacët gjithsesi nuk na zhgenjyen, i hodhen votat sipas tagjise se Edi Rames.

Keqardhje e madhe, qe nje pjese te madhe te pupaceve nje perdorimsh nuk do ti shohim më.

Pupacet i moren peshqeshet e beharit dhe jane bajagi te kenaqur, ndersa shqiptaret do vazhdojne te marrin ushqime me fletoret e sevapit.

Pupacet i mbushen nja tre ore TV-te dhe ja hoqen pak ore hallin Edi Rames, po neser qe pupacet s’jane më dhe dite e muaj te gjate e presin…. ai do ta kete pisk vertet!

Related Posts

Kategorite

BIoscalin