Lifestyle

Nuk përmbaheni dot para ëmbëlsirave dhe patatinave? Ky truk do t’ju ndihmojë të largoni oreksin

Në shumë raste nuk arrijmë ta përmbajmë veten dhe konsumojmë ushqime që nuk janë fare të shëndetshme. Kështu përfundojmë duke fituar edhe më tepër kilogramë pa e kuptuar as vetë.

Një nga fenomenet më të zakonshme është të “rrëmbeheni” nga ëmbëlsirat dhe patatinat, ndërsa në të vërtetë mund të mos ndiheni të uritur. Jemi përpjekur shpesh të gjejmë një zgjidhje për këtë problem, por duket se e gjithë kjo mund të zgjidhet me një tjetër ushqim.

Ka disa ushqime që shuajnë oreksin dhe urinë dhe kur i konsumoni mund t’ju ndihmojnë të keni program dhe dietë më të mirë. Konsumimi i kumbullave të thata vepron si një “frenues” i urisë.

Kjo pasi fibrat dhe sorbitoli në kumbulla stabilizojnë glukozën në gjak dhe ulin ndjenjën e urisë, por në të njëjtën kohë frenojnë dhe dëshirën për një shije të ëmbël.

icon/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version