Politike

Nuk përmbahet! Spaho sulmon Shpëtim Idrizin

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është shprehur optimist se fitorja në zgjedhje do të jetë me rezultat më të mirë se vitet e kaluara dhe përfaqësimi i komunitetit çam do jetë më i madh në Këshillat Bashkiakë. Por komenti i tij në një intervistë, ka shkaktuar revoltë nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili e ka sulmuar Idrizin, duke mos i kursyer as fyerjet.

“Hallall Shpeto! Komuniteti çam me politiken tende deri tani ka marre gishtin e mesit. Vazhdo perdridhu ku te mundesh, majtas ne zgjedhjet lokale dhe djathtas, ne se te leverdis, ne zgjedhjet e pergjitheshme. Me piruetat e tua komuniteti cam do fitoje te drejtat e tij kur gjeli te beje veze. Te gjithe ata qe te mbeshtesin ty, edhe te djathtet edhe te majtet e dine qe gjeli nuk ben veze,”-shkruan Spaho.

Por çfarë tha Shpëtim Idrizi?

Sigurisht që ne kemi pritshmëritë, unë jam shumë entuziast në këto zgjedhje. Do marrim shumë më shumë se në vitin 2021. Në këto zgjedhje po të shohësh listat zgjedhore ka shumë përfaqësues të komunitetit çam nga të gjitha partitë politike. Unë jam shumë optimist. Ne do të marrim një rezultat shumë më të mirë se në 2021-shin, shumë më të mirë se në 2017-ën dhe do të arrijmë në ato nivelet e larta siç kemi qenë më parë

TRENDING

Exit mobile version