Aktualitet

Nuk raporton asnjë votim/ Isufaj: Votat janë në kuti, ka patur keqkuptim

Kryetari i KZAZ 62 Mallakastër, Erton Isufaj, ka pohuar se procesi ka ecur normalisht dhe është një moskordinim ku fshati Selitë në Mallakastër nuk ka raportuar asnjë votim deri më tani. Isufaj ka konfirmuar se është një moskordinim në raportim ai që ka sjellë këtë problematikë. Në listë rezultojnë 1032 zgjedhës, ndërsa në sistem rezulton që nuk ka votuar askush.

Ai tha se votat janë në kuti dhe po komunikohet që të bëhet raportimi i duhur. Në Selitë janë 3 Qendra Votimi, ndërsa nuk dihet nëse kjo është një problematikë që ka të bëjë me mënyrën e trajnimit të anëtarëve të komisioneve, të cilët bëjnë edhe raportimet në KQZ.

TRENDING

Exit mobile version