NTV
No Result
View All Result
05/03/2021 , 15:27
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
05/03/2021 , 15:27
NTV
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Numbeo: Kosto e jetesës rritet dhe 3.8 pikë përqindje më 2021 në Shqipëri, nga më të shtrenjtat në Rajon

by Ballhysa
26/01/2021 , 12:17
Numbeo: Kosto e jetesës rritet dhe 3.8 pikë përqindje më 2021 në Shqipëri, nga më të shtrenjtat në Rajon
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosto e jetesës në Shqipëri në vitin 2021 do të jetë 3.8 pikë përqindje më e lartë se në vitin 2020, sipas rishikimit më të fundit nga portali global i të dhënave mbi çmimet kudo në botë, Numbeo.

Shqipëria u rendit në vendin e 89, ndër 131 vende të listuara. Në raport me vitin 2020, Shqipëria u ngjit në renditje me 6 vende. Nga 36,9% që ishte indeksi në vitin 2020, më 2021 do të jetë 40.5%. Këto zhvillime tregojnë se në Shqipëri, jetesa po bëhet më e shtrenjtë. Baza e indeksit është kosto e jetesës në Nju Jork, raporton, Numbeo.

Në një krahasim tjetër, një qytetar Amerikan që jeton në Nju Jork merr të njëjtat shërbime në Shqipëri duke shpenzuar 60% më pak.

Kosto e jetesës në Shqipëri po shtrenjtohet, por treguesit zyrtarë tregojnë se të ardhurat nuk po rriten me të njëjtat ritme. Pagat në sektorin privat dhe publik vitet e fundit janë rritur me ritme pak e shumë të ngjashme me inflacionin.

Indeksi i Kostos së Jetesës i matur nga NUMBEO përjashton qiranë dhe është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet publike.

Shqipëria dhe Mali i Zi, më të shtrenjtit në rajon

Mali i Zi dhe Shqipëria u renditën si vendet me koston më të lartë të jetesës në rajon, sipas indeksit në NUMBEO. Serbia, Bosnja dhe Maqedonia do të kenë kosto më të lirë jetese se sa Shqipëria këtë vit, në një kohë që i kanë të ardhurat nga pagat së paku 30% më të larta se shqiptarët.

Në çfarëdo sektori që të zgjedhësh të punosh në Shqipëri, paga për një të punësuar është më e ulëta në rajon. “Monitor” ka krahasuar tabelat e pagave bruto sipas aktiviteteve ekonomike, pas përpunimit të të dhënave nga institutet statistikore të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës për vitin 2019.

Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro. Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro. Ky nivel pagash është në linjë dhe me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Europë, me 31% të mesatares europiane.

Tirana më e shtrenjta

Sipas Numbeo-s, Tirana është qyteti me koston më të lartë të jetesës në Shqipëri me gati 18 pikë për qind më shumë së mesatarja kombëtare. Në kryeqytet kosto e jetesës është 58 % e kostos së Nju Jorkut.

Një familje me katër persona në Tiranë, pa qiranë ka një kosto mujore jetese 182 mijë lekë, ndërsa një person i vetëm ka një kosto mujore 51 mijë e 700 lekë, pa qiranë

Tags: Ekonomikosto e jeteseskryesoreshqiperia

Related Posts

INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022
Ekonomi

INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022

05/03/2021 , 10:45
Pandemia e COVID-19 nuk prek bujqësinë, si u rrit eksporti i perimeve dhe zarzavateve në janar
Ekonomi

Pandemia e COVID-19 nuk prek bujqësinë, si u rrit eksporti i perimeve dhe zarzavateve në janar

05/03/2021 , 9:05
Pandemia nuk prek bujqësinë, eksporti i perimeve dhe zarzavateve u rrit me 102% në janar
Ekonomi

Pandemia nuk prek bujqësinë, eksporti i perimeve dhe zarzavateve u rrit me 102% në janar

04/03/2021 , 14:38

Recent Posts

  • Partinë apo koalicionin me më shumë mandate? Meta pyetet kë do mandatojë pas 25 Prillit: Do ketë surpriza. Krimi zgjedhor s’do tolerohet, qytetarët mos intimidohen
  • “Janë plotësuar kushtet”/ Raporti i PE për Shqipërinë, Lega kërkon të korrigjohet deklarata: Kushtëzimi është jetik
  • “Janë plotësuar të gjitha kushtet”! PE kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
  • Do ta mohojnë ende? Andi dhe Melisa kapen mat dhe fotoja flet vetë!
  • Ambulanca me të sëmurë brenda përplaset me “Benz-in” në Korçë, rrokulliset dhe përfundon në arë

Kategorite

  • Aktualitet (2,013)
  • Bota (2,055)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (129)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (312)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (691)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (122)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,521)
  • Politike (1,085)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (453)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!