Kronike

Ulet numri i aksidenteve rrugore/ Ekspertët: Këmbësorët kalojnë kudo

Për muajin maj, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Periudha e muajit maj ishte një periudhë që ne kishim lagështirë të tepruar, dhe kjo mund të ketë rritur deri diku edhe aksidentet në rrugë si pasojë e mosfunksionimit në rregull të sistemit të frenimit, dhe mos tregimit kujdes nga drejtuesit e mjeteve. Sa më pak të tërheq vëmendjen nga drejtimi i mjetit një drejtues mjeti në një kohë me lagështirë, rritet risku i aksidentit disa herë”, tha Arben Luzi, ekspert rrugor.

Në 5 mujorin e parë të vitit kanë ndodhur 427 aksidente rrugore nga 483 të tilla vitin e kaluar. Edhe këtu vihet re një rënie me 11.6%. Krahas sjelljes së shoferëve, janë edhe aksidentet e shkaktuara nga këmbësorët.

“Ndërpresin rrugën vend e pa vend, nuk kalojnë në vijat e bardha, nuk respektojnë semaforin për këmbësorët, ka shumë veta që akoma nuk e dinë se di funksionon semafori. Pra të gjitha këto, mos pasja e një edukate të mirëfilltë në sjelljen e këmbësorëve në rrugë, në zbatimin e normave të qarkullimit rrugor bëjnë që këta të kenë problemet e tyre. Gjithsesi ne nuk duhet të shfajësojmë dhe drejtuesit e mjeteve me këtë rast, sepse dhe ata kanë pjesën e tyre që duhet të ecin me kujdes në kryqëzime aty ku këmbësorët ndërpresin me shumicë karrexhatën”, tha Arben Luzi, ekspert rrugor.

Sipas shifrave referuar Institutit të Statistikave, gjatë muajit maj ka pasur 136 persona të aksidentuar, ndërsa në përllogaritjen 5 mujore rezultojnë 590 persona të aksidentuar. /Top Channel

TRENDING

Exit mobile version