17/06/2021 , 0:50

Numërohen 64.5 % e qendrave të votimit! PS deri tani 75 mandate, PD 55, LSI 5 dhe PSD 2 mandate

TIRANË-Kur kanë mbetur më pak se 40% e votave për tu numëruar, nëse vazhdohet me këtë trend, Partia Socialiste po shkon e sigurt drejt një mandati të tretë, gjë të cilën asnjë parti nuk e ka arritur më parë në vend. Për më tepër që bëhet fjalë për një mandat i ardhur me rritje në mbështetje.

Procesi i numërimit ka vijuar me ritme të kënaqshme, kur deri më tani janë numëruar mbi 64.5% e votave, ku PS është në avantazh, PD në rritje e ndërsa LSI në rënie drastike! Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.

Me këtë përqindje kutish të numëruara PS kryeson bindshëm me 48.8%, e ndjekur nga PD me 39.3%. Me këto përqindje PS pritet të marrë 75 mandate, PD 55, LSI 5 dhe PSD 2 mandate.

Megjithatë edhe pse po merr 2 mandate me PSD, Tom Doshi u tërhoq në mënyrë surprizë. Ai ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputet, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument, në një kohë kur partia e tij, PSD është forcë e tretë deri më tani në Shkodër.

Procesi i numërimit në Durrës nisi me 6 orë vonesë kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesit, ku ato të PD janë tërhequr. Pusteci është bashkia e parë që ka nxjerrë rezultatin final për partitë dhe PS është forcë e parë. Ndërkohë u publikua rezultati nga njësia 10 në ku u aplikua votimi dhe numërimi elektronik, ku PS ka dalë fituese me 6007 vota, ndjekur nga PD me 4550 dhe më pas LSI me 628, ndërsa PSD ka marrë 208.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin