NTV
No Result
View All Result
22/02/2021 , 0:54
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
22/02/2021 , 0:54
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Numri i shtrimeve në spital ka rënë”/ Pipero: Ende larg imunitetit të tufës nga COVID-19

by Kasaj
25/01/2021 , 11:42
Pipero zbulon kur vjen vaksina në Shqipëri dhe kush do ta marrë i pari
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero deklaroi sot “ka shtim të rasteve pozitivë, por në fakt nuk ka shkuar paralel me numrin e rasteve të shtruara në spital. Dje në spitalin Infektiv janë shtruar vetëm 3 raste nga 10 deri 20 që shtroheshin ditë më parë”.

Në një intervistë për ATSH-në, mjeku Pipero theksoi se “numri i shtrimeve realisht ka rënë, pasi moshat e ekspozuara tashmë që rezultojnë pozitivë janë mosha të reja, që janë më në aktivitet, në marrëdhënie pune etj. Pavarësisht se janë pozitivë sëmuren më pak dhe kanë gjithnjë e më pak nevojë që të shtrohen në spital”.

“Ndërkohë që për shkak të kushteve të motit, të kujdesit të shtuar moshat e vjetra dhe të sëmurët kronikë janë më të rezervuar qoftë për të dalë, por edhe duke respektuar masat si përdorimin e maskës, distancën dhe larjen e duarve”, – tha Pipero.

Lidhur me imunitetin e tufës, doktor Pipero u shpreh se “ne jemi ende larg, qoftë edhe bota, të të fituarit të imunitetit të tufës. Nuk bëhet fjalë për imunitet masiv të arritur përmes vaksinës, sepse vaksina sapo ka filluar dhe duhet të paktën në rang global që të kalojnë 5-6 muaj nga fillimi i vaksinimit që të arrihet të kalohet 50-60% i popullatës në nevojë për ti vaksinuar dhe duke përfshirë edhe personat që tashmë e kanë kaluar, mendoj se do të arrihej imuniteti i tufës”.

“Ndërkohë që dalja e 2-3 varianteve të reja të koronavirusit të ri, ka shumë pikëpyetje sa i takon arritjes së imunitetit të tufës, sepse nuk kemi të dhëna të sakta nëse do kemi imunitet të vlefshëm edhe ndaj dy varianteve të reja të COVID-19, në raport me ata që e kanë kaluar apo që janë vaksinuar. Na duhet kohë të themi nëse e kemi kaluar apo po e arrijmë imunitetin e tufës”, – shtoi Pipero për ATSH.

Mjeku Pipero u shpreh se “vendi ynë renditet në vendet me ekspozim të lartë dhe mbi 30% e popullatës duhet të ketë rënë në kontakt me COVID-19”.

Sa i përket pyetjes nëse kemi në Shqipëri raste me koronavirusin e ri, Pipero thekson se “nuk kemi ende të identifikuar raste që mund të dyshohen me variantet reja, pasi çohen ne laboratorët e referencës në Gjermani, por deri tani nuk kemi pasur si këto raste”.

I pyetur nëse kanë shfaqur probleme mjekët dhe infermierët që kanë kryer vaksinën antiCovid në Shqipëri, doktor Pipero u shpreh se “nuk ka pasur efekte anësore madhore”.

Related Posts

Albana Fico: Ka dyshime se ka ardhur varianti britanik dhe afrikan i COVID-19 në Shqipëri! Procesi i vaksinimit po ecën pa probleme
Aktualitet

Albana Fico: Ka dyshime se ka ardhur varianti britanik dhe afrikan i COVID-19 në Shqipëri! Procesi i vaksinimit po ecën pa probleme

21/02/2021 , 22:43
COVID19/ Sërish shifra të larta infektimi në Shqipëri, 822 të vaksinuar dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit
Aktualitet

COVID19/ Sërish shifra të larta infektimi në Shqipëri, 822 të vaksinuar dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit

21/02/2021 , 22:19
Saimir Tahiri bëhet i gjallë, publikon foton e ëmbël me të birin: U bëre 10 vjeç Drin!
Aktualitet

Saimir Tahiri bëhet i gjallë, publikon foton e ëmbël me të birin: U bëre 10 vjeç Drin!

21/02/2021 , 22:06

Recent Posts

  • Albana Fico: Ka dyshime se ka ardhur varianti britanik dhe afrikan i COVID-19 në Shqipëri! Procesi i vaksinimit po ecën pa probleme
  • Emri/ Gjendet i vdekur në banesë një i moshuari në Durrës, vite më parë i ekzekutuan të birin biznesmen
  • Reaksioni kimik te ish-trikotazhi/ Korçë, ekspertët eliminojnë vatrat e rrezikshme, por ato mund të riaktivizohen
  • Aksident në Bathore/ Makina përplas një 5-vjeçare
  • COVID19/ Sërish shifra të larta infektimi në Shqipëri, 822 të vaksinuar dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit

Kategorite

  • Aktualitet (1,889)
  • Bota (1,859)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (117)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (290)
  • Kronike (646)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (611)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,201)
  • Politike (792)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (116)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (377)
  • Videonews (355)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!