Shefi i famshëm turk, Nusret Gökçe, është gjithmonë në qendër të mediave, por së fundmi për diçka jo shumë pozitive për të.
Prokuroria turke ka nisur hetimet ndaj tij, pas një ankese të bërë nga një ndjekës i Nusret në Instagram.
Gjithçka filloi kur shefi i famshëm i kuzhinës, postoi në story në Instagram një video, në të cilën shfaqeshin pjesët intime.
Sipas ndjekësit, ky veprim ishte një “prishje e moralit të njerëzve”, pasi Nusret numëron 33 milion ndjekës.
Tashmë, sipas mediave turke, pritet që prokuroria të marrë një vendim lidhur me Nusret.