Kosova

“O moj Kosovë e lumja ti”, Hajradinaj ia merr këngës me çifteli në prag të festave

Ramush Haradinaj, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është filmuar duke kënduar në një ambient privat në Kosovë. Ish-kryeministri Kosovës shihet kur këndon një këngë të njohur që i dedikohet Kosovës, i rrethuar nga miq dhe mbështetës të cilët i bien instrumentit të çiftelisë.

Në këtë atmosferë festash Haradinaj duket që ka nisur festën në kujtim të Pavarëisë së kombit shqiptar. Gjatë këngës dëgjohen vargjet “O moj Kosovë e lumja ti”, të kënduara nga Haradinaj që duket i emocionuar.

Kujtojmë se Shqipëria shënon ditën e nesërme 111 vjetorin e Pavarësisë nga 1912, ku Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë.

TRENDING

Exit mobile version