Bota

Observatori i Drogës: Europa po bëhet qendra e prodhimit të kokainës

Për Qendrën Evropiane të Monitorimit të Drogës dhe Varësinë nga Drogat Europa po bëhet gjithnjë e më shumë qendër për prodhimin e kokainës. Organizata ka frikë se rritja e konfiskimeve të drogës tregon se edhe më shumë substanca të paligjshme janë në qarkullim.

“Kur shikojmë vëllimet e mëdha që janë sekuestruar – thotë Laurent Laniel, analist shkencor Qëndrës Europiane – pyetja që varet në një pjesë të mendjes tonë është “çfarë po vjen paskësaj? Është një rregull: Nëse kapet shumë më tepër drogë, hyn shumë e shumë më tepër”

Tregtia e drogave të forta në Evropë jo vetëm që po nxit krimin, por po krijon probleme shëndetësore afatgjata për përdoruesit dhe ka një ndikim konsekuent në shërbimet shëndetësore.

“Qarkullon shumë ‘Ekstazi’, në pilulat e së cilës gjendet kokainë në përqëndrime shumë të larta, krahasuar me më parë dhe janë potencialisht mjaftë të rrezikshme – tha Laurent Laniel

 

TRENDING

Exit mobile version