NTV
No Result
View All Result
05/03/2021 , 23:43
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
05/03/2021 , 23:43
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

OBSH e zhgënjyer – Kina bllokoi ekipin shkencor ndërkombëtar

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu zhgënjim që zyrtarët kinezë nuk miratuan lejet për futjen në vend të një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë për të analizuar origjinën e koronavirusit

by Cuci
06/01/2021 , 9:24
OBSH e zhgënjyer – Kina bllokoi ekipin shkencor ndërkombëtar
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu zhgënjim që zyrtarët kinezë nuk miratuan lejet për futjen në vend të një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë për të analizuar origjinën e koronavirusit.

Në konferencën e përjavshme të OBSH-së të martën në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte autorizuar futjen e ekipit shkencor, një pjesë e të cilit është aktualisht në rrugë e sipër drejt Wuhanit ku u diktua për herë të parë virusi. Pas njoftimit, pjesëarët e tjerë të ekipit anuluan planet për udhëtim.

Zoti Tedros tha se planet për vizitën e ekipit shkencor ishin hartuar në bashkëpunim mes zyrtarëve të OBSH dhe qeverisë kineze si dhe vendeve nga ishin shkencëtarët që do të shkonin në Wuhan. Ai tha se OBSH u informua të martën se “zyrtarët kinezë nuk kanë finalizuar lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë”.

Zoti Tedros tha se kishte kontaktuar zyrtarët kinezë. “E kam bërë përsëri të qartë se ky është mision me përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar. Më kanë siguruar se Kina po përshpejton procedurat e brendshme për mbërritjen sa më parë të shkencëtarëve”.

Më 31 dhjetor 2019 Kina i raportoi OBSH për herë të parë se ishin identifikuar rastet e para të pacientëve me pneumoni të shkaktuara nga një virus i panjohur në Wuhan. Ministrat e shëndetësisë i bënë thirrje OBSH në maj të identifikonte burimin e virusit dhe si kishte arritur të futej në popullatë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë akuzuar Kinën se ka mbajtur sekret përmasat e epidemisë në Wuhan, kanë bërë thirrje për një proces hetimor transparent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe kanë kritikuar termat e punës hetimore, e cila u ka lejuar shkencëtarëve kinezë të kryejnë fazën e parë të kërkimeve. Presidenti Trump e ka akuzuar këtë agjenci se ka vepruar si kukull në duart e qeverisë kineze gjatë kësaj pandemie. Koronavirusi është patogjeni që shkakton sëmundjen COVID-19.

Related Posts

EMA: Kombinimi i liaçeve nga Eli Lilly and Co mund të përdoret për të ulur rriskun e personave të shtruar në spital
Bota

EMA: Kombinimi i liaçeve nga Eli Lilly and Co mund të përdoret për të ulur rriskun e personave të shtruar në spital

05/03/2021 , 20:46
Spitalet në prag të kolapsit – Varianti britanik i COVID-19 ka ‘pushtuar’ Greqinë
Bota

Spitalet në prag të kolapsit – Varianti britanik i COVID-19 ka ‘pushtuar’ Greqinë

05/03/2021 , 16:38
“Pritet një tjetër tërmet i madh” – Sizmologu grek paralajmëron pas lëkundjeve në Larisa
Bota

“Pritet një tjetër tërmet i madh” – Sizmologu grek paralajmëron pas lëkundjeve në Larisa

05/03/2021 , 16:34

Recent Posts

  • EMA: Kombinimi i liaçeve nga Eli Lilly and Co mund të përdoret për të ulur rriskun e personave të shtruar në spital
  • Video – Gjithçka mund te ndodhe ne “It’s My Love” puntata e sotme ishte me pikante se kurre! Te jesh apo te mos jesh i virgjer ose e…. kjo eshte çeshtja!
  • Spitalet në prag të kolapsit – Varianti britanik i COVID-19 ka ‘pushtuar’ Greqinë
  • “Pritet një tjetër tërmet i madh” – Sizmologu grek paralajmëron pas lëkundjeve në Larisa
  • Spitalet e tejmbushur me pacientë Covid – Çekia kërkon ndihmë nga Gjermania, Polonia dhe Zvicra

Kategorite

  • Aktualitet (2,013)
  • Bota (2,059)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (129)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (313)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (691)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (122)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,522)
  • Politike (1,085)
  • Rajon (178)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (453)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (433)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!