Aktualitet

“OBSH” jep alarmin: Nuk ka asnjë efekt në kurimin e pacientëve me Remdesivir, ndaj COVID-19.

Sipas një studimi Klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton, se trajtimi me Remedisivir nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm, në kurimin e një pacienti me Covid-19 ose gjatë shtrimit në spital.

Studimi analizoi efektin e remedisivir dhe tre ilaçeve të tjera në 11,266 pacientë në më shumë se 500 spitale në 30 vende, duke zbuluar se asnjë trajtim “nuk ul rrezikun nga vdekshmëria ose intubimi sipas Financial Times dhe Reuters.

Testet klinike janë ende në vazhdim. Zbulimi i OBSH-së nënkupton se  ilaçi i vetëm që rrit shanset për të mbijetuar nga  Covid-19 është deksametazoni, një steroid që merret nga goja dhe është i disponueshëm në të gjithë botën.

Shpresat  tani janë përqendruar te antitrupat monoklonalë, dhe ilaçeve të tjera antiviralë.

Remdesivir u krijua fillimisht nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences si një ilaç kundër virusit Ebola. Është një nga ilaçet që ka përdorur edhe Presidenti i SHBA-së  Donald Trump.

Kompania kohët e fundit bëri  një marrëveshje me BE-në për të furnizuar deri në 500,000 doza vendet europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version