Bota

OBSH paralajmëron për efektet afatgjata të Covid-19: Derisa të kemi një vaksinë qytetarët duhet të…

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmërur në lidhje me ashpërsinë e efekteve afatgjata shëndetësore të COVID-19.

 

“Edhe pse është përcaktuar ende shifra reale e personave, të cilët vazhdojnë të këtë pasoja afatgjata, simptomat dhe ndërlikimet post COVID-19 janë raportuar si te pacientët që po trajtohen në shtëpi, ashtu edhe tek pacientët që janë të shtruar në spital.

Derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të parandaluar transmetimin, e cila është mënyra më e mirë për të parandaluar pasojat afatgjata post COVID-19’’, deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas tij, shqetësimi i vërtetë është spektri i gjerë i simptomave, që luhaten me kalimin e kohës, dhe që mund të ndikojnë në çdo pjesë të trupit.

Simptomat që prekin pacientët e rikuperuar mund të zgjasin me muaj dhe përfshijnë lodhje, probleme të frymëmarrjes, probleme me kujtesën, të cilat mund ta bëjnë të pamundur kthimin në punë ose në jetën e përditshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version