Bota

OBSH: Vaksinat hundore mund të ndihmojnë 

OBSH: Vaksinat hundore mund të ndihmojnë 

Vaksinat hundore kundër koronavirusit mund të ndihmojnë në kontrollimin e pandemisë së koronavirusit, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Këto lloj vaksinash janë miratuar në Indi dhe Kinë.

OBSH e ka mirëpritur mënyrën e re të luftimit të virusit, ndonëse ka thënë se dëshiron të ketë qasje në të dhënat për këto vaksina, dhe më pas të vendosë nëse do t’i miratojë.

Drejtori i OBSH-së për Emergjenca, Mike Ryan, ka thënë se vaksinat e dhëna përmes hundës kanë aktivizuar përgjigje në mukozën e mushkërive.

“Kjo vaksinë aktivizon frontin e parë të mbrojtjes, ku hyn virusi dhe ku shkakton dëme, prandaj, vaksina hundore mund t’i ndihmojnë një personi që të mos infektohet dhe që të mos e bart virusin te të tjerët”, ka thënë ai.

Ryan ka përmendur sesi vaksinat hundore, dhe ato që jepen përmes injeksionit, përdoren në kombinim për të luftuar sëmundjet sikurse poliomieliti.

TRENDING

Exit mobile version